GazetaMax
Lajme

Mariçiq: Kemi kërkuar që vendi të bëhet pjesë e rrjetit europian të migracionit

Shkup, 23 nëntor – Në fushën “Drejtësia, liria dhe siguria” është bërë hapi i parë në “përshpejtimin e integrimit”. Kërkuam që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e Rrjetit evropian të migracionit, që është dëshmi plus i gatishmërisë së mirë në këtë fushë dhe përkushtimit të ekipit negociator maqedonas në proces, deklaroi zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në Bruksel, ku sot përfundoi skriningun dypalësh treditor për Kapitullin 24 – Drejtësi, liri dhe siguri.

Siç njoftoi Sekretariati për çështje evropiane, në skriningun anëtarët e grupit punues maqedonas prezantojnë pozitën dhe nivelin e përputhshmërisë së sistemit juridik të vendit në raport me legjislacionin e BE-së, lidhur me bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile dhe tregtare, si dhe bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale dhe konfiskimin dhe ngrirjen e pasurisë.

Duke shprehur kënaqësinë për takimin, Mariçiq, i cili është edhe negociatori kryesor i vendit me BE-në, theksoi se pret që negociatat me Unionin të vazhdojnë me këtë dinamikë të mirë.

Ai theksoi se Kapitulli 24 është vendi ku kemi vite që bashkëpunojmë në fushën e azilit, migracionit dhe regjimin e vizave dhe megjithëse në këtë jemi mjaft të suksesshëm në harmonizimin, është një fushë në të cilën gjërat ndryshojnë me shpejtësi.

Sipas Mariçiqit, vala e emigrantëve të vitit 2015 dhe 2016 dhe kriza e lidhur me Ukrainën treguan se ne kemi pajtueshmëri dhe bashkëpunim me BE-në, ndërsa kurora e atij bashkëpunimi është Marrëveshja FRONTEKS, që u nënshkrua paradokohe në Shkup dhe që rregullon çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e kufirit evropian nga migrimi i padëshiruar dhe ilegal në afat të gjatë.

Ndryshe, në tri ditët e kaluara anëtarët e grupit Punues për negociim kanë pasur 56 prezantime në 12 tema që kanë të bëjnë me migracionin, azilin, bashkëpunimin gjyqësor në çështje civile, bashkëpunimi në fushën e luftës kundër drogës, bashkëpunimi në fushën e doganave, politikës së vizave, bashkëpunimi policor dhe lufta kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi ndërmjet njësive të inteligjencës financiare, krimi i organizuar, bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale, lufta kundër terrorizmit, regjimi i vizave, falsifikimi dhe kufijtë e jashtëm.

Përfaqësuesit e Grupit të punës për Kapitullin 24, “Drejtësia, liria dhe siguria” vijnë nga Zyra e zëvendëskryeministrit të obliguar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme, që është institucioni kompetent për këtë kapitull, Ministria e Shëndetësisë, Prokuroria Publike, Banka Popullore, autoriteti i Inteligjencës Financiare dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.

Skriningu dypalësh vazhdon më 1 dhjetor për Kapitullin 23 – Drejtësia dhe të drejtat themelore, i cili së bashku me Kapitullin 24 është kyç për rrjedhën dhe dinamikën e mëtejshme të negociatave të anëtarësimit në BE. 

Related posts

Mediumi serb thotë se pas Kosova as Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejoj mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit

Gazeta Max

Dimitrov: Urgjentisht duhet të ndërpritet partizimi i sektorit publik

Gazeta Max

EDITORIAL / Heqja e vetos në funksionimin e BE-së do të lejojë integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor!

Konferencë “BE në kufijtë e paqes dhe stabilitetit”

Gazeta Max

Kovaçeski paralajmëron rritje të pensioneve dhe mjete shtesë për shërbime sociale në vitin 2023

Gazeta Max

Do të ketë kërkime të reja arkeologjike në lokacionin nënujor Vërbnik

Gazeta Max