GazetaMax
Lajme

Universiteti i Tetovës realizon trajnime me arsimtarët dhe shërbimet profesionale të shkollave fillore

Shkup, 23 nëntor – Universiteti i Tetovës është akredituar për realizimin e gjashtë moduleve të trajnimeve për arsimtarët dhe shërbimet profesionale të shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Në kuadër të programit për trajnime dhe ofrues të shërbimeve për avancim profesional, stafet akademike të Fakultetit Filozofik dhe Fakultetet Pedagogjik, kanë filluar realizimin e trajnimeve në këto module, si: Edukim në kontekst bashkëkohor; Zhvillim i shkathtësive socio-emocionale te nxënësit; Barazia gjinore dhe sensitiviteti gjinor në shkollë; Mësimdhënie e bazuar në qasje ndaj problemit; Mësimdhënie për zhvillimin e të menduarit kritik te nxënësit; Dizajnimi i testeve objektive të njohurive; Zhvillimi i shkathtësive sociale dhe vetëbesimit te nxënësit, ballafaqimi me sjelljet problematike dhe krijimi i klimës pozitive socio-emocionale në klasë”, theksohet në kumtesën e UT-së.

Për këtë qëllim, siç njoftojnë nga atje prej datës 31 tetor 2022, profesorët e Fakultetit Pedagogjik dhe të Fakultetit Filologjik kanë filluar me realizimin e trajnimeve me rreth 20 grupe të arsimtarëve, me temat e lartpërmendura, në disa qytete të vendit tonë, duke nisur nga: Tetova, Gostivari, Manastiri, Prespa, Shtipi, Strumica, Kriva Palanka, Kumanova dhe Shkupi. Ekipi trajnues, ditëve në vijim do të realizojnë trajnime edhe në Negotinë, Veles, Kavadar, Delçevë, Vinicë, Strugë dhe vende të tjera.

Related posts

Ftohtë apo nxehtë, si do të jetë java e ardhshme?

Gazeta Max

MPJ: Nuk ka ndryshuar mënyra e përdorimit të emrit të shtetit në NATO

Gazeta Max

Petrovska: Realiteti i sigurisë në Evropë bën thirrje për siguri të përforcuar kolektive

Gazeta Max