Shkup, 23 nëntor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me anëtarët e Komisionin të Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Haki Abazin, Yllza Hotin, Fitore Pacolin dhe Time Kadrijajn, të cilët qëndrojnë për vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Xhaferi, kumtoi Kabineti i tij, theksoi se kjo vizitë paraqet avancim të mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral konstruktiv ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas vizitave në nivel të lartë mes dy shteteve, ndër të cilat edhe vizita e tij zyrtare në Republikën e Kosovës, e realizuar në mars të këtij viti.
Në takimin, Xhaferi e ka përshëndetur formimin e Grupit të miqësisë në Kuvendin kosovar dhe shfaqi shpresë se grupet e bashkëpunimit në të dy dhomat ligjvënëse, si edhe komisionet, do e intensifikojnë bashkëpunimin e ndërsjellë.
Xhaferi potencoi se dy shtetet ndajnë përcaktime dhe qëllime të njëjta strategjike në raport me politikën e jashtme dhe Republika e Maqedonisë së Veriut i mbështet në mënyrë parimore aspiratat Euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe në vazhdimësi shpreh gatishmëri për transmetimin e njohurive dhe përvojave të përfituara, si në rrugën drejt BE-së, ashtu edhe në raport me aspiratat e integrimit në Aleancën e NATO-s.
Sip thuhet në kumtesë, Xhaferi e përsëriti edhe mbështetjen e fuqishme për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës me BE-në, si edhe mbështetjen për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat dhe nismat ndërkombëtare, ndër të cilat edhe në Këshillin e Evropës. Po ashtu, nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, i mbështet përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si kontribut i rëndësishëm për një rajon stabil.
Kryetari i Komisionit, Haki Abazi, duke shprehur kënaqësi për marrëdhëniet e mira bilaterale, potencoi se ekziston hapësirë për avancim, duke e marrë parasysh se të dyja vendet kanë prioritete politike të jashtme të njëjta, anëtarësim në strukturat euroatlantike. Ai theksoi se Republika e Kosovës është përcaktuar për marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, përfshirë edhe me Republikën e Serbisë, në rrafsh të barabartë dhe nënvizoi se rajoni ka mundësi historike për ndërtimin e paqes në të cilën nuk ka vend për konflikte. Abazi e nënvizoi edhe zotimin e vendit të tij për Procesin e Berlinit si mënyrë e përshpejtimit të rrugës drejt BE-së dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen nga Republika e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se duhet të bëjnë më shumë përpjekje për lehtësimin e qarkullimit ndërmjet dy vendeve dhe në këtë drejtim, për përshpejtimin e punëve rreth ndërtimit të autostradës nga ana maqedonase deri në kalimin kufitar Bllacë