GazetaMax
Lajme

MPJ-ja i dënon deklaratat iredentike të deputetit bullgar Kostadinov

Shkup, 25 nëntor – Ministria e Punëve të Jashtme, ashtu siç ka reaguar edhe më parë, edhe këtë herë dënon deklaratat irredentiste që përmbajnë pretendime territoriale ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shprehura publikisht dhe disa herë nga deputeti bullgar dhe lideri i partisë politike, “Prerodba”, Kostadin Kostadinov.

“Fakti që këto deklarata po përsëriten, këtë herë në Shkup dhe me një rast domethënës dhe simbolik për të dyja palët, hapja e zyrave të reja të Qendrës Kulturore dhe Informative si dhe në prag të Forumit të Biznesit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, nuk mund të mos i interpretojmë si tentime për të minuar përpjekjet e fuqishme të dy Qeverive për të avancuar bashkëpunimin dhe si provokim, i cili duhet të dënohet nga të gjitha strukturat dhe institucionet politike pro-evropiane në të dy vendet”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Në të njëjtën kohë, duam t’u bëjmë thirrje qytetarëve të të dy vendeve që të mos bien pre e provokimeve të tilla që kanë një qëllim të vetëm e i cili është të pengojnë të dy vendet të zbatojnë synimet e sinqerta, të riafirmuara nga të dyja palët, për thellimin e marrëdhënieve mes vendeve dhe popujve tanë në frymën e vlerave evropiane. 

Related posts

Editorial/ Maqedonia e Veriut e zhytur në borxhe, cila është zgjidhja?

Gazetamax.mk

Grubi nga Çairi: Ky masovitet i jashtëzakonshëm dëshmon se qytetarët duan të ardhme europiane

Gazetamax.mk

Edhe pse e paralajmëruar deri në fund të vitit, kontrata kolektive nuk është nënshkruar – Kush e ka fajin?

Gazetamax.mk