GazetaMax
Ballina

Dieta pa karbohidrate dhe yndyra nuk ua zgjatë jetën

Sipas një studimi, efekti i dietave që përfshijnë konsumimin e ushqimeve që nuk përmbajnë karbohidrate dhe yndyra është ekzagjeruar, shkruan Dailymail.

Ekspertët nga Universiteti i Harvardit kanë treguar se krahas humbjes së peshës, kjo lloj diete nuk ndikon në jetëgjatësi, siç është thënë në disa studime të mëparshme.

Sipas këtij studimi, është kualiteti dhe jo kuantiteti i përbërësve ushqimorë  duke përfshirë yndyrat dhe karbohidratet, që ndikojnë në jetëgjatësinë e njerëzve.

Në studimin e fundit të bërë nga një grup shkencëtarësh të Universitetit të Harvardit, janë analizuar informacione të mënyrës së ushqyerjes të 37.233 amerikanëve. Sipas analizave, është vërejtur se personat, të cilët kanë aplikuar dieta pa karbohidrate dhe pa yndyrë nuk kanë jetuar më gjatë.  

Në bazë të analizave faktori i vetëm që mund të ndikoj në jetëgjatësinë e njerëzve dhe në mbajtjen e një shëndeti të mirë është konsumimi i frutave, perimeve, peshkut dhe drithërave.

Related posts

Drejtori Festim Halili: Maqedonia e Veriut 12 vende më lartë për inovacion

Gazeta Max

Gëzimja me plot stil, kështu e përshtat veshjen me stinën e pranverës

Gazeta Max

Adelina Hasani ka humbur peshë, mahnitë në paraqitjen e fundit

Gazeta Max