GazetaMax
Lifestyle

Truke dhe këshilla të thjeshta që duhet t’i dini përpara se të shkoni në plazh këtë verë

Të qëndruarit në plazh me orë të tëra duket shumë qejf, por ndonjëherë mungesa e përgatitjes, rrugët e gjata me makinë, fëmijët e zhurmshëm etj., mund ta bëjnë disi më të lodhshme këtë eksperiencë. Ka disa gjëra të thjeshta që mund të bëni dhe t’i lehtësoni disi punën vetes.

Pudra e bebit është një domosdoshmëri në plazh, sidomos në rastet e familjeve me fëmijë dhe në plazhet me rërë. Thjesht spërkatni pak pudër në një peshqir plazhi ose në dorë, lyeni duart tuaja ose të fëmijës dhe rëra zhduket si me magji! Pudra e bebit heq lagështirën nga lëkura, duke e bërë të vështirë që rëra të ngjitet në të.

Këshillë: Spërkateni pudrën në këmbë menjëherë përpara se të merrni makinën, pas ditës suaj në plazh. Më pas fshijeni me peshqir. Në këtë mënyrë nuk do ta sillni të gjithë rërën në shtëpi.

Truke dhe këshilla të thjeshta që duhet t’i dini

Harrojini peshqirët e vegjël të cilët duhet të mbështesni pas rërës. Mundësia më e mirë për të qëndruar në plazh është kjo: Mjafton të vendosni katër sende të rënda në cepa. Në fund, do të keni katër mure të shkurtër, për të parandaluar që fryrja e erës të pushtojë hapësirën tuaj.

Nëse ke fëmijë, një pelenë e pastër është mënyra më e mirë për të mbajtur sendet me vlerë. Përpara se të shkoni drejt detit me fëmijët, mbështillni në pelenë telefonat, paratë, çelësat etj. dhe bëjeni të duket sikur është e përdorur.

Pajisuni me sa më shumë ushqime të shpejta apo biskota ose fruta të thata. Faktorë si temperaturat e larta apo energjia e shpenzuar në det na bëjnë më të uritur gjatë plazhit.

Truke dhe këshilla të thjeshta që duhet t’i dini

Mbrojtës plastik telefoni

Pajisjet teknologjike si smartphone apo tablet, mund të dëmtohen lehtësisht në plazh, duke rënë aksidentalisht në gurë/rërë apo duke prekur ujin, prandaj mbrojtja e tij është e nevojshme.

Përdorni krem me SPF 50+ nëse keni lëkurë të bardhë dhe jeni në ditët e para të plazhit.

Related posts

12 gabimet e prindërve që do t’u kushtojnë shtrenjtë kur fëmijët të rriten

Gazetamax.mk

Gratë që hanë vetëm mund të jenë më të ndjeshme ndaj sëmundjeve të zemrës

Gazetamax.mk

150 gra preken nga kanceri i mitrës çdo vit

Gazetamax.mk