GazetaMax
Lajme

Apanazhi i ish-funksionarëve para shfuqizimit – Kushtetuesja nisi procedurë

Shkup, 7 dhjetor – Për Gjykatën Kushtetuese është kontestues apanazhi i funksionarëve dhe deputetëve kur vetë japin dorëheqje ose kur shkarkohen, prandaj sot nisi procedurë për nenin 22 të Ligjit për paga dhe kompensime të personave të zgjedhur dhe të emëruar i cili ua mundëson këtë të drejtë.

Kjo, thonë nga Gjykata Kushtetuese, nënkupton se Gjykata është afër shfuqizimit të së drejtës së funksionarëve të cilët edhe pse vetë japin dorëheqje ose shkarkohen nga funksioni parashtrojnë kërkesa dhe e marrin pagën edhe një vit, ndërsa tashmë nuk janë në funksion.

Në nenin për të cilin është nisur procedura është paraparë që deputet, funksionar ose punëtor udhëheqës i cili ka dhënë dorëheqje ose është shkarkuar nga detyra para se të kalojë koha për të cilën është zgjedhur ose emëruar, i ka të drejtat e marrjes së rrogës pasi të ndërpritet funksioni. Personat derisa e realizojnë të drejtën e pagës, kanë të drejtë edhe për kompensim për shfrytëzim të pushimit vjetor, sipas paragrafit 2 të nenit 22 të Ligjit.

Sa i përket dispozitave të tjera Gjykata vendosi që të mos nis procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve: 19, 20, 21, 23, 24 dhe 25 të Ligjit të shënuar në pikën 1 nga ky vendim dhe vendosi që ta hedhë poshtë nismën në lidhje me kërkesën për vlerësim të pëlqimit të ndërsjellë të dispozitave të shënuara në pikat 1 dhe 2 nga ky vendim me nenet: 105, 106 dhe 113 nga Ligji për marrëdhënie pune.

Një rast të tillë kishte para katër vjetëve kur apanazh kërkuan anëtarët e KSHZ-së të cilët në vitin 2017 vetë dhanë dorëheqje nën presionin e publikut dhe ambasadorit amerikan Xhez Bejli i cili publikisht i kritikoi se kanë votuar bonuse për zgjedhjet lokale në vlerë prej katër dhe dy pagave shtesë.

Related posts

Taravari: Askush nga ndërkombëtarët nuk na ka thënë të hyjmë në qeveri

Gazetamax.mk

Vazhdon mbështetja e Greqisë në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Gazetamax.mk

Cili deputet i BDI-së po bënë “trysni” për emërimin e kryeprokurorit në “Prokurorinë për krim të organizuar”?!

Gazetamax.mk