GazetaMax
Lajme

Klubet bullgare duhet të harmonizohen me Ligjin me shoqata, vlerëson Pendarovski

Shkup, 15 dhjetor – Ekzistimi i klubeve bullgare në vend nuk është i kontestueshëm, por ato duhet të harmonizohen me ligjin për shoqata lidhur me emrat e tyre, për çka skadojnë afatet, thotë presidenti Stevo Pendarovski.

“Nuk kemi nevojë të paramendojmë mënyra, pasi ekziston ligj të cilin e kemi miratuar më herët në Parlamentin tonë, me përkrahje edhe të pushtetit edhe të opozitës, dhe kjo mjaftë shpejtë për kushte tona. U pajtuam rreth përmbajtjes kyçe. Afati po skadon, për harmonizimin lidhur me emrat e klubeve, vetëm duhet të respektohet ligji pa u paramenduar mekanizma të rinj për ekzistimin e atyre klubeve. Ato duhet të ekzistojnë, megjithatë duhet t’i respektojnë edhe ndjenjat e maqedonasve, të gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, e mënyra më e mirë për këtë është t’u japin emra klubeve, të cilat nuk kanë kurrfarë lidhje me të kaluarën fashiste”, tha Pendarovski në pyetje të gazetarëve për koment për deklaratën e shefit të diplomacisë Bujar Osmani për klubet bullgare në vend me emra kontroversë.

Këshilli i BE-së e ka refuzuar deklaratën bullgare me të cilën kërkohej “ndjekje dhe dënim efektiv për krimet nga urrejtja nga ana e autoriteteve në Maqedoninë e Veriut”.

Sofja ka kërkuar që deklarata e saj unilaterale të hyjë në konkluzionet e Këshillit për Çështje të Përgjithshme në pjesën për Maqedoninë e Veriut, por ministrat e kanë refuzuar atë kërkesë.

Në deklaratë për DV, këtë e konfirmoi edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. Deklarata unilaterale e Bullgarisë nuk është pjesë e konkluzioneve, dhe ai qëndrim i tyre individual nuk ishte pranuar nga vendet e tjera, tha Mariçiq.

Related posts

Konferencë ndërkombëtare me rastin e 95-vjetorit të matjeve gjeodezike dhe 75-vjet Drejtoria gjeodezike

Gazetamax.mk

Petrovska dhe sindikatat e mbrojtjes harmonizuan ndryshimet për Ligjin për shërbim në Armatë

Gazetamax.mk

Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Sarajit

Gazetamax.mk