GazetaMax
Lajme

Jakimovski thekson: Janë siguruar 6 deputet nga opozita, mungojnë edhe 2 për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 17 Dhjetor – Kryetari i GROM-it dhe i komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, në një intervistë për numrin e ri të të përjavshmes “Focus”, thotë se një nga qëllimet e aktiviteteve intensive të bashkësisë ndërkombëtare në vend është sigurimi i 2/3 e shumicës për amendamentet kushtetuese, që kërkon edhe votat e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

Sipas njohurive të mia nga burime diplomatike, tani për tani kanë pasur 6 deputetë të besueshëm dhe u duhen 8. Nuk e di kush janë ata 6. Instinkti im thotë se ardhja e shpeshtë e diplomatëve të huaj, e shihni sa i lumtur ishte Steinmeier që ishte në Maqedoni, në Kavadar, shihni hetuesit që vijnë nga SHBA-ja, është funksion i ndryshimeve kushtetuese – thotë Jakimovski.

Lidhur me vërejtjen se në mënyrë deklarative thuhet se ekipi amerikan i sanksioneve vjen për të ndihmuar në luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e gjendjes në gjyqësor, e jo për të ndikuar te ligjvënësit, Jakimovski thotë:

“Një pjesë e arsyeve janë sigurisht ndryshimet kushtetuese”. E dini çfarë? Kemi procese gjyqësore të motivuara politikisht dhe për rrjedhojë joefektive. Nëse prokuroria dhe gjykata lihen të punojnë në mënyrë të pavarur, me siguri kudo që ka një akuzë do të përfundojë me vendim. Aty ku ka urdhra politikë, normalisht nuk do të ketë efikasitet…”.

Duke komentuar procesin gjyqësor ku akuzohet për ndërtimin e objektit komunal, Jakimovski thotë se rasti nuk ka përfunduar dhe se është në procedurë gjyqësore. Sipas tij, bëhet fjalë për dy kasolle, nuk ka zgjidhje për ngritjen e një objekti të përkohshëm dhe, siç thotë ai, zgjidhjen duhet ta kishin lëshuar vetë.

– Ata që e pranuan fajin ishin në raste të tjera, sepse shpenzimet financiare për seancat gjyqësore janë shumë të larta. Konsideroni se çdo përfaqësim nga avokatët është 400 euro dhe ai zyrtar merr aq rrogë, pra si mund të përballojë të shkojë në labirintet e gjykatave? Njëra nga zonjat që e pranoi fajin nga Karposhi erdhi në gjykatë në këmbë, sepse nuk kishte mjete as për biletë autobusi – thotë Jakimovski.

Në të njëjtën kohë ai thekson se një këshilltar i VMRO-DPMNE-së është larguar nga grupi i këshilltarëve në Karposh, pas së cilës është sulmuar nga, sipas informacioneve të tij, persona nga mjedisi i afërt i Hristijan Mickoskit. Mirëpo Jakimovski pohon se do të ketë dalje të këshilltarëve të VMRO edhe në komunat tjera për shkak të pengesave të partisë.

Related posts

Pakoja e masave deri në fund të muajit

Gazetamax.mk

Gazetari i mbijetuar tregon se si ia vranë kolegun

Gazetamax.mk

Caktohet rundi i ri i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë

Gazetamax.mk