GazetaMax
Lajme

ASHMAA: Në radio dhe televizione në vitin 2021 janë punësuar 2.449 persona

Shkup, 21 dhjetor – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale (ASHMAA) sot e ka mbajtur mbledhjen e katërt publike, ku janë prezantuar aktivitetet e zbatuara në pajtim me Programin vjetor për punë të Agjencisë dhe strukturës së të punësuarve në industrinë audio dhe audiovizuale mediatike në vitin 2021.

Drejtori i ASHMAA, Zoran Trajçevski i prezantoi aktivitetet vjetore, me ç’rast potencoi se janë realizuar mbikëqyrje të rregullta programore dhe administrative ndaj dhjetë televizioneve në nivel lokal, pesë televizione tokësore kombëtare dhe katër radio joprofitabile.

“Është kryer mbikëqyrje e rregullt administrative ndaj 106 radiodifuzerëve për obligimin që deri më 30 shtator në programin e tyre në terminet kryesore t’i publikojnë të dhënat e strukturës së tyre, redaksisë dhe burimet e financimit në vitin paraprak dhe inçizim nga publikimi të dërgojnë deri te Agjencia në afat prej 15 ditëve të publikimit”, tha Trajçevski.

Po ashtu, janë kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme administrative në pesë televizione dhe dhjetë radiostacione, që të konfirmohet nëse i plotësojnë kushtet minimale kadrovike, të konfirmuara në Rregulloren për shërbime minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e lejes për emetim radio dhe televiziv. U konstatua se vetëm një televizion nuk i plotëson kushtet, për të cilin shkak do të ngritet procedurë që t’i merret leja.

Related posts

Borrell në New York, të martën takon liderët e Ballkanit Perëndimor

Gazetamax.mk

Kreu i BDI-së Ahmeti nga Vlora kujton demonstratat studentore

Gazetamax.mk

Shaqiri: Rritja e pagës prej 15% për mësimdhënësit fillon nga shtatori

Gazetamax.mk