GazetaMax
Lajme

Administrata e Universitetit të Tetovës vlerësohet pozitivisht për punën e saj

Tetovë, 30 Dhjetor – E njoftojmë opinionin publik se Inspektorati shtetëror i arsimit, më 15 dhjetor 2022 realizoi mbikëqyrje inspektuese në Universitetin e Tetovës, konkretisht në Fakultetin Juridik. Lëndë e mbikëqyrjes inspektuese ishte çështja se, sa diploma/certifikata për provimet e dhëna janë lëshuar në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2012, me numrin e ECTS kredive të arritura (180/240) dhe krahas kësaj të dhëne eventuale, nëse ka ose jo nivel të shkollimit VII/1 në harmoni me Ligjin e arsimit të lartë (Gazeta zyrtare e RM, nr. 82/18). Pas përfundimit të mbikëqyrjes inspektuese, përmes Procesverbalit përkatës, Inspektorati i arsimit ka konstatuar se Institucioni i arsimit të lartë, Universiteti i Tetovës në Tetovë e organizon veprimtarinë arsimore në harmoni me Ligjin e arsimit të lartë.

Dokumentet e Universitetit të Tetovës, si diploma, certifikata notash dhe të ngjashme, pranohen ndërkombëtarisht, ndaj shumë studentë të diplomuar në Universitetin tonë janë punësuar në institucione prestigjioze të shteteve evropiane. Realizimi i shërbimeve ndaj studentëve dhe stafit pedagogjik, duke e respektuar ligjin përkatës, rregulloret e punës dhe aktet tjera juridike ka marrë nota pozitive nga institucionet e vendit. Se Universiteti ynë dhe punonjësit e administratës punojnë me profesionalizëm, përgjegjësi dhe efikasitet, kjo është dëshmuar edhe pas disa inspektimeve nga organet kompetente që janë bërë në këtë institucion të arsimit sipëror.

Kjo dëshmon se administrata e Universitetit të Tetovës, falë investimit në digjitalizimin e infrastrukturës së shërbimeve tashmë konsiderohet si sektori që funksionon me efikasitet të plotë dhe sipas standardeve moderne.

Related posts

Ukraina thotë se rusët po përgatiten për të rifilluar operacionet sulmuese

Gazeta Max

Shoferi nga Velesi godet vajzën në viza të bardha, përfundon me lëndime (foto)

Gazeta Max

Vazhdon debati për gjendjen në energjetikë, Qeveria miratoi mjete të reja

Gazeta Max