GazetaMax
Lajme

8 viktima nga aksidentet gjatë vitit 2022, policia paralajmëron masa më të ashpra

Tetovë, 7 Janar – Mosrespektimi i rregullave në trafik dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmeve materiale shkaktohen edhe lëndime dhe fatalitete.

Gjatë vitit 2022, vetëm në rajonin e Tetovës kanë ndodhur gjithsej 805 aksidente. Sipas policisë, numri më i madh i, 421, kanë qenë vetëm me dëme materiale, por fatkeqësisht ata që kanë pësuar më shumë kanë qenë këmbësorët. Në këto aksidente 376 persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa 8 prej tyre kanë humbur jetën.

“Kemi shënuar një ulje të ndjeshme të numrit të aksidenteve, gjithashtu për 9% është zvogëluar edhe numri i personave të cilët kanë pësuar lëndime gjatë aksidenteve, por për fat të keq ky vit ishte i kobshëm për tetë viktima, të cilët pësuan në aksidente trafiku. Numri më i madh i viktimave kanë qenë këmbësor dhe çiklist dhe njëri prej tyre ka qenë drejtues automjeti ose shoferë”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës SPB-Tetovë.

Policia e Tetovës paralajmëron masa më të ashpra si për këmbësorët po ashtu edhe për vozitësit në të ardhmen, me qëllim që këmbësorët të jenë më të sigurt.
“Apelojmë te qytetarët, kryesisht te këmbësorët që të mos kalojnë rrugën kudo që të arrijnë, por vetëm në vendet e shënuara për kalim të këmbësorëve. Për këtë shkak do të vazhdojë edhe organizmi i aktiviteteve kontrolluese, pra aksione kontrolluese për shkeljet që kryejnë këmbësorët në komunikacion por edhe ndaj vozitësve që nuk u japin përparësi këmbësorëve”, shtoi Rexhepi.

Numri më i madh i aksidenteve kanë ndodhur në rrugët e Tetovës dhe në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, ndërsa pjesa tjetër e aksidenteve kanë ndodhur në rrugët lokale dhe rajonale përreth. Numri i aksidenteve me devijim të automjetit nga rruga është 110, ndërsa 73 aksidente janë shkaktuar nga lëvizja e pakontrolluar e kafshëve në rrugë, shumica e të cilave në autostradë. Përndryshe në tërë Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar në aksidente trafiku kanë humbur jetën rreth 116 persona.

Related posts

Rreth 2500 kompani nuk i kanë paguar punëtorët për muajt gusht dhe shtator

Gazeta Max

Përballje mes dy kundërkandidatëve në Karposh/ Maja Mojsova takon për kafe Sotir Lukrovskin

Gazeta Max

Taravari: ASH është më shumë sesa VLEN-i, komplet bashkë

Gazeta Max
Lajme

8 viktima nga aksidentet gjatë vitit 2022, policia paralajmëron masa më të ashpra

Tetovë, 7 Janar – Mosrespektimi i rregullave në trafik dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmeve materiale shkaktohen edhe lëndime dhe fatalitete.

Gjatë vitit 2022, vetëm në rajonin e Tetovës kanë ndodhur gjithsej 805 aksidente. Sipas policisë, numri më i madh i, 421, kanë qenë vetëm me dëme materiale, por fatkeqësisht ata që kanë pësuar më shumë kanë qenë këmbësorët. Në këto aksidente 376 persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa 8 prej tyre kanë humbur jetën.

“Kemi shënuar një ulje të ndjeshme të numrit të aksidenteve, gjithashtu për 9% është zvogëluar edhe numri i personave të cilët kanë pësuar lëndime gjatë aksidenteve, por për fat të keq ky vit ishte i kobshëm për tetë viktima, të cilët pësuan në aksidente trafiku. Numri më i madh i viktimave kanë qenë këmbësor dhe çiklist dhe njëri prej tyre ka qenë drejtues automjeti ose shoferë”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës SPB-Tetovë.

Policia e Tetovës paralajmëron masa më të ashpra si për këmbësorët po ashtu edhe për vozitësit në të ardhmen, me qëllim që këmbësorët të jenë më të sigurt.
“Apelojmë te qytetarët, kryesisht te këmbësorët që të mos kalojnë rrugën kudo që të arrijnë, por vetëm në vendet e shënuara për kalim të këmbësorëve. Për këtë shkak do të vazhdojë edhe organizmi i aktiviteteve kontrolluese, pra aksione kontrolluese për shkeljet që kryejnë këmbësorët në komunikacion por edhe ndaj vozitësve që nuk u japin përparësi këmbësorëve”, shtoi Rexhepi.

Numri më i madh i aksidenteve kanë ndodhur në rrugët e Tetovës dhe në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, ndërsa pjesa tjetër e aksidenteve kanë ndodhur në rrugët lokale dhe rajonale përreth. Numri i aksidenteve me devijim të automjetit nga rruga është 110, ndërsa 73 aksidente janë shkaktuar nga lëvizja e pakontrolluar e kafshëve në rrugë, shumica e të cilave në autostradë. Përndryshe në tërë Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar në aksidente trafiku kanë humbur jetën rreth 116 persona.

Related posts

Ekskluzive/ Ilir Memeti drejtor i ri i M-NAV

Gazeta Max

Filloi fushata e MPB-së dhe UNDP-së “Çdo plumb ka një objektiv! Festoni me zemër jo me armë”

Gazeta Max

Sinishtaj pas diskutimit me Escobar: Do të vazhdojmë të kyçemi në politikën amerikane

Gazeta Max