GazetaMax
Lajme

Kovaçeski-Ageler: Riafirmohet partneriteti strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Shkup, 9 janar – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pati takim me ambasadoren e SHBA-së në vend, Anxhela Prajs Ageler, në të cilin u konfirmua partneriteti strategjik shumëvjeçar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, si dhe mbështetja e fortë për integrimin evropian të vendit.

Siç bënë të ditur nga pres shërbimi i Qeverisë, ambasadorja Ageler dërgoi një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe më tej do të jenë partner dhe mik i sinqertë i shtetit, që do të japin mbështetje edhe proceset reformuese me qëllim që të sigurohet një jetë më të mirë për qytetarët.

Në takim është biseduar edhe për hapat konkretë që shteti po ndërmerr në luftën kundër korrupsionit.

“Ambasadorja e SHBA-së, Ageler potencoi se ulja e korrupsionit ndikon në zhvillimin e shtetit në të gjitha fushat. Sipas saj, korrupsioni vazhdon të pengojë progresin e shtetit me këtë që ndikon në ngadalësimin e rritjes ekonomike”, qëndron në kumtesë.

Kryeministri Kovaçevski, ndërkaq, theksoi se gjyqësori dhe prokuroria duhet të funksionojnë në mënyrë të pavarur, ndërsa rastet e praktikave korruptuese duhet të raportohen, theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Related posts

Ndotja e ajrit, Shkupi në krye të listave botërore bashkë me Lahorin, Ulanbator e Mumbai

Gazetamax.mk

Jovanovski: Janë hequr autobusët nga bulevardi “Ilinden”

Gazetamax.mk

Shkoi për pushime në Shqipëri- Ia vjedhin veturën në oborr të shtëpisë

Gazetamax.mk