GazetaMax
Lifestyle

Ekspertët kanë shpjeguar: Pse ju shfaqen të përziera gjatë vozitjes?

Të përzierat gjatë vozitjes janë një dukuri e zakonshme

Disa njerëz, kur udhëtojnë, madje edhe gjatë një udhëtimi të shkurtër, përjetojnë simptoma të të përzierave dhe marramendje të shoqëruara nga shtytja për të vjellë.

Ekspertët u përpoqën të gjejnë shkaktarin për të përzierat gjatë vozitjes.

Kinetoza – sëmundje e lëvizjes

Të përzierat gjatë vozitjes quhen edhe kinetozë, përkatësisht sëmundje e lëvizjes, dhe definohet si përshtatje e keqe e organizmit në lëvizje.

Kjo ndodh kur tre pjesë të trupit tonë ndjejnë lëvizjen – sytë, veshi i brendshëm dhe nervat ndijor që dërgojnë sinjale në tru.

Ndërsa sytë tanë na lejojnë të shohim se jemi duke lëvizur, nervat në muskujt dhe ekstremitetet tona gjithashtu na lejojnë të ndiejmë lëvizjen. Gjatë kësaj kohe, veshi i brendshëm na lejon të perceptojmë lëvizjen.

Sëmundja e lëvizjes ndodh kur vetëm një nga këto shqisa, zakonisht veshi i brendshëm, ndjen lëvizjen dhe të tjerat jo.

Related posts

Misri, një burim mineralesh dhe antioksiduesish

Gazetamax.mk

Shenja që tregojnë se ju ka munguar dashuria në fëmijëri

Gazetamax.mk

Toyota po përgatit një veturë më të madhe elektrike

Gazetamax.mk