GazetaMax
Lajme

Taravari në gjiro nëpër Gostivar me ambasadoren amerikane, Aggeler

Gostivar, 24 janar – Ambasadorja amerikane Angela Price Aggeler, sot vizitoi qytetin e Gostivarit, e ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Arben Taravari, informon Zhurnal.

Së bashku me kryetarin e këshillit të komunës, Valbon Limani, Taravari bëri gjiro nëpër qytet me ambasadoren Aggeler, e ku biseduan me qytetarët për ta njohur me kulturën dhe traditat e qytetit dhe për të ndjerë mikëpritjen gostivarase.

Taravari falenderoi ambasadoren Aggeler për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për vendin dhe komunën.

“E falënderova Ambasadoren Aggeler për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për vendin dhe komunën tonë, ku kemi zhvilluar shumë projekte në bashkëpunim me agjenci të ndryshme të financuara nga populli mik amerikan. Bashkëbiseduam edhe për projektet e së ardhmes në komunë dhe shpreha mirënjohje për bashkëpunimin e shkëqlyeshëm në funksion të rritjes së mirëqenies qytetare dhe mjedisore, transparencës dhe llogaridhënies.

Bashkërisht vazhduam edhe në diskutimin e organizuar nga Qendra Rinore dhe Komunitare (YCC) në Gostivar, një bashkëfinancim i Ambasadës së SHBA dhe e Komunës së Gostivarit, ku u mbajt diskutimi “Të flasim për sfidat dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut””, u shpreh mes tjerash Taravari.

https://www.facebook.com/arbentaravari.mk/posts/pfbid0f56gjB1tjcAJCjzK3QNvKCJxoS57erFQNbi2kn1XoiWVF5zFLSrWMLYNWrAHTjdKl

Related posts

Mitreski: Dështojnë bllokadat e VMRO-së në Kuvend, do të miratohet rebalanci i buxhetit

Gazetamax.mk

Shaqiri: Nxënësit shqiptar në Veles dhe Çashkë do mësojnë në gjuhën amtare siç e garanton ligji dhe Kushtetuta

Gazetamax.mk

Java e kontrolleve falas dhe konsultimeve me pacientë në menopauzë në KGJO

Gazetamax.mk