GazetaMax
Lajme

Pa ndryshimet kushtetuese, procesi i negociatave me BE-në ndërpritet

Shkup, 26 janar – Maqedonia e Veriut i filloi negociatat për anëtarësim me BE-në më 19 korrik të vitit të kaluar dhe për momentin në vijim është skriningu dypalësh i cili me sukses po zhvillohet dhe duhet të përfundojë në fund të vitit. Që të vazhdojë faza e dytë e negociatave të anëtarësimit kusht janë ndryshimet kushtetuese dhe gjithsesi progresi në reforma.

Sipas burimeve të BE-së, ky është një detyrim që del nga bisedimet dypalëshe të vendit me Bullgarinë për përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë. Bëhet fjalë për një zgjedhje sovrane për vendin, ndërsa sipas shembujve të deritanishëm Maqedonia e Veriut ka një dosje të fortë për sa i përket marrëdhënieve ndëretnike. Për herë të parë sapo u ngrit çështja nuk pati kundërshtime të mëdha, përveçse nga një parti, por më pas u bë një çështje shumë e politizuar, thonë burimet evropiane.

Sipas tyre, mbetet të shihet nëse do të arrihet konsensus gjegjësisht nëse do të sigurohet shumica e nevojshme në Parlament për ndryshimet kushtetuese, ndërsa momenti kritik do të jetë përfundimi i skriningut, në fund të vitit. Nëse kjo nuk ndodh, procesi do të ndalet atje, paralajmërojnë nga BE-ja.

Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë kyçe e proceseve inkuadruese dhe në këtë kontekst pritet zbatimi i marrëveshjeve dypalëshe si Marrëveshja e Prespa dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë në vullnet të mirë edhe nga të gjitha palët, thonë nga Unioni dhe shtojnë se Brukseli nuk dëshiron të importojnë konteste.

Në kontest të tensioneve të cilat janë krijuar javët e fundit në relacionin Shkup-Sofje, ambasadori evropian Dejvid Gir sot shprehu një dënim të qartë të deklaratës së eurodeputetit Angel Xhambaski për pretendimet territoriale dhe e cilësoi të papranueshme. Giri në këtë rast kujtoi se Parlamenti Evropian dhe MPJ bullgare u distancuan nga këto deklarata dhe nënvizoi se pohimet e tilla nuk e përfaqësojnë dhe nuk mund ta përfaqësojnë BE-në.

Për vërejtjet e djeshme ndaj presidentit Pendarovski, të cilët mund të intepretohen si kërcënim, ambasadori Gir tha se kjo absolutisht nuk e përfaqëson qëndrimin e BE-së.

“Kjo nuk i shpreh vlerat, në të cilat u themelua BE-ja. E papranueshme është që një person publik të japë vërejtje të tilla për cilindo, e jo më për shef të zgjedhur në mënyrë demokratike të shtetit të një shteti sovran”, thuhet në deklaratën me shkrim të euroambasadorit Gir.

Edhe krahas deklaratave shqetësuese nga disa individë, të cilat i minojnë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, dhe rezultatet e mira të arritura në aspektin e shkëmbimit tregtar, burime nga BE theksojnë se është në interes të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të ruajnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ajo që është e rëndësishme, ulja e tensioneve, ndërsa të dyja qeveritë të vazhdojnë të bisedojnë.

Për ndryshimet kushtetuese ekziston optimizëm. Mundësia që të krijohen kushte për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese mund të shihet para së gjithash përmes zhvillimit të një diskutim racional me të gjitha subjektet politike për atë pse nevojite ndryshimet e Kushtetutës, çfarë do të sjellin , çfarë implikimesh do të kenë, ndërsa veçanërisht në lidhje me qëllimin strategjik të vendit për anëtarësim në BE, vlerësojnë nga Unioni.

Nga atje theksojnë se vlerësohet se propozimi francez se sërish do t’i ngrejë tensionet në vend, por theksojnë se disa presidenca të BE-së nuk arritën t’i zhbllokojnë negociatat, ndërsa kjo u arrit me propozimin francez, me të cilin u arrit një kompromis përmes negociatave të vështira.

Lidhur me qëndrimin e opozitës e cila kundërshton ndryshimet kushtetuese në kushte të tilla dhe insiston në marrjen e garancive nga BE-ja se pas miratimit të tyre nuk do të ketë bllokada të reja nga Bullgaria, sipas burimeve të BE-së, është e vështirë të imagjinohet ndonjë garanci që Unioni mund t’i japë se në një pikë të procesit të negociatave nuk do të shfaqet veto e re. Por, përkujtojnë se si Misheli dhe Fond der Lajeni në Shkup u angazhuan fuqishëm se nuk do të lejohet që çështjet që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën dhe identitetin të përdoren që të ndalohet progresi i vendit. Shtojnë se ekziston interes i madh i BE-së dhe vendeve anëtare që të mos lejohet që çështje të tilla të bëhen pjesë e procesit të negociatave.

Vendi duhet të fokusohet në qëllimin e tij afatgjatë, anëtarësimin në BE, duke u fokusuar në agjendën e reformave evropiane dhe zbatimin e procedurës për ndryshime kushtetuese që është mjaft komplekse, vlerësojnë burime nga BE-ja.

Related posts

Dita e tretë e protestës në Shqipëri, qytetarët para kryeministrisë renditin kërkesat

Gazetamax.mk

Rritja e pagës minimale, Zeqiri: Vendim i qëlluar në kohë të duhur

Gazetamax.mk

Policia financiare ngritë kallëzim penal kundër tre punëtorëve të NQP

Bllokada në Shkup ishte në dëm të qytetarëve, thotë Arsovska

Gazetamax.mk

Trençevska: Punonjësit e kënaqur krijojnë historinë e suksesit të kompanive më të mira

Gazetamax.mk

Këto janë vendimet që miratoi sot Qeveria

Gazetamax.mk