GazetaMax
Lajme

Rustemi: Buxheti i projektuar do të jetë i mjaftueshëm për arritjen e qëllimeve të Programit vjetor për vitin 2023

Shkup, 30 janar – Drejtori i NP “Rrugë Shtetërore”, Ejup Rustemi theksoi se këtë vit ndërmarrja publike ka buxhetin më të madh të parashikuar për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve shtetërore.

Në panelin me rastin e konferencës vjetore të Qeverisë të titulluar “Viti i mundësive të reja”, ai tha se janë planifikuar 486 milionë euro për investime, ndaj siç thekson, “shpresojmë që buxheti i projektuar do të jetë i mjaftueshëm për arritjen e synimeve të Programit vjetor për vitin 2023”.

“Në të hyrat e planifikuara dhe të ardhurave të NPRrSh-së janë paraparë edhe 244 milionë euro nga Buxheti i RMV-së për vitin 2023, përmes Ministrisë së Transportit Lidhjeve, në përputhje me Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e Projektit për ndërtimin infrastrukturor të Korridorit 8, për autostradën Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, si dhe Korridori 10d për aksin rrugor të autostradës Prilep – Manastir”, ka thënë Rustemi.

Ky projekt shumë i rëndësishëm për vendin dhe rajonin, shton ai, së shpejti do të bëhet realitet, një realitet që do të mundësojë qasje më të lehtë në mallra, shërbime dhe kapital.

“Pra, këtë vit vazhdojmë me ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, projekt ky që presim të përfundojë deri në fund të këtij viti. Jemi duke vazhduar edhe me ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë, ku faza e parë është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundojë këtë vit. Por, këtë vit do të fillojmë punimet ndërtimore për fazën e dytë, gjegjësisht dhjetë kilometrat e mbetura të këtij aksi rrugor shumë të rëndësishëm. Këtë vit do të fillojmë ndërtimin e autostradës Kërçovë-Bojkoçan”, nënvizon Rustemi.

Deri në fund të këtij viti presin që t’i përfundojnë punimet ndërtimore në këto akse rrugore: rruga rajonale Izvor-Garski most, rrugë që do të lidhë qytetet e Kërçovës dhe Dibrës dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit, rrugët ekspres Gradsko-Drenovë, Farish – Drenovë dhe Kriva Pallankë – Rankovc, rikonstruimi dhe ndërtimi i korsisë së tretë të rrugës shtetërore Kriva Pallankë – Deve Bair, rrugët rajonale Manastir-Mexhitlia, Strugë-Qafë Thanë, Shkup – Bllacë, Katllanovë – Veles dhe Veles – Gradsko, si dhe drejtime të tjera rrugore.

“Të gjitha këto projekte do të thonë sigurim i jetës cilësore për qytetarët, lidhjen ekonomike dhe rrjedhimisht përforcimin ekonomik të rajoneve në vend”, u shpreh Rustemi.

Related posts

Pritje për çertifikatat për shkak të procedurave administrive

Gazetamax.mk

175 shoferë të sanksionuar nën ndikimin e alkoolit

Gazetamax.mk

Gjoba ndaj 67 motoçiklistëve në territorin e SPB Tetovë

Gazetamax.mk