GazetaMax
Lajme

SHBA: Mbrojmë Ballkanin nga Rusia, Prishtina ka ngritur alarmin për rritjen e kërcënimit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithnjë në krah Kosovës dhe Bosnjës Hercegovinës në çdo rast rreziku nga kërcënimi rus. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki është pyetur nga gazetarët nëse Uashingtoni do të mbështesë qytetarët e Kosovës edhe Bosnjës.

“Rusia dhe Kina po përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Dhe presidenti është mik i boshnjakëve dhe kosovarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?” “Absolutisht. Ju lutem – ju lutem përcjelleni këtë përgjigje drejtpërdrejt tek ata”

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Kosovën dhe Shqipërinë se ka dërguar mercenarë në Ukrainë për të luftuar kundër trupave ruse. Një gjë e tillë është mohuar kategorikisht si nga Tirana zyrtare ashtu edhe nga Prishtina. Kreu i Kremlinit gjithashtu ka krahasuar Kosovën me Krimenë, duke vënë fokusin të njohja e pavarësisë nga vendet perëndimore. Kryeministri Albin Kurti është shprehur se rajoni është në rrezik pas marrëdhënieve të ngusha diplomatike dhe ekonomike që ka Serbia me Rusinë.

Related posts

MPJ: I plagosuri i cili ishte bashkë me Okin, është jashtë rrezikut për jetë

Gazeta Max

Sindikata e Arsimit pret ofertë nga Qeveria, greva vazhdon

Gazeta Max

Kasami: Zgjedhjet e parakoshme parlamentare janë mundësi që të vijë një garniturë e re politike

Gazeta Max