GazetaMax
Lajme

Gërkovska – Dion: Zbatimi i reformave është vendimtar për procesin e integrimit

Shkup, 7 shkurt – Zëvendëskryeministrja e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, sot pati takim me të dërguarin special të kryeministrit të Kanadasë në Bashkimin Evropian dhe Evropë dhe ambasador i Kanadasë në Francë dhe Monako, Stefan Dion.

Në takim, zëvendëskryeministrja Gërkovska, njoftuan nga  Kabineti i saj, falënderoi për bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe për mbështetjen që Kanadaja na dha në procesin e anëtarësimit në Aleancën e NATO-s, por edhe në procesin e integrimeve evropiane.

Gërkovska theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka obligim që t’i zbatojë reformat dhe se detyrat e vendit, theksoi ajo, duhet të kryhen, pavarësisht nëse e kemi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

I dërguari special Dion u shpreh i kënaqur që politika e jashtme e Maqedonisë së Veriut përputhet me politikën e anëtarëve të NATO-s, por edhe me qëndrimet e Kanadasë, veçanërisht në lidhje me agresionin ushtarak kundër Ukrainës.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska e njoftoi Dionin edhe për kompetencat e Kabinetit për Politika të Qeverisjes së Mirë, obligim i të cilit është të zbulojë dobësitë në sistem dhe më pas të ofrojë zgjidhje adekuate.

“Ajo theksoi se promovimi i transparencës, llogaridhënies, përgjegjësisë dhe efikasitetit të institucioneve, krijimi i politikave kundër korrupsionit, si dhe koordinimi i procesit të transformimit digjital janë prioritetet kryesore të Kabinetit për Politika të Qeverisjes së Mirë”, thuhet në kumtesë.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se për Maqedoninë e Veriut, por edhe për rajonin, është me rëndësi vendimtare që procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut të zhvillohet pa probleme, me theks në reformat thelbësore. 

Related posts

Kovaçevski: Në përqindjen më të madhe jemi harmonizuar me ASH

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Duhet mbështetje reale dhe jo vetëm deklarative nga BE-ja

Gazetamax.mk

Deputeti Rexhepi pro zgjerimit të Qeverisë, por ka vërejtje dhe kushte

Gazetamax.mk