GazetaMax
Lajme

Agron Dedivanaj: Komuniteti shqiptar i Miçiganit, me unitet arriti sukses si asnjëherë më parë

Komuniteti Shqiptar i Michigan-it (Albanian Community of Michigan), në dy vitet e fundit, falë unitetit brenda shqiptar, ka arritur përparime në aspektin politik dhe ekonomik, këtë e thotë, Agron Dedivanaj, veprimtar i shquar i komunitetit shqiptar, njëherësh dhe nënkryetar i Organizatës Komuniteti Shqiptarë i Michigan-it.

Z. Dedivanaj, ka vlerësuar edhe më tej këto arritje, duke deklaruar si vijon:

Komuniteti Shqiptar i Miçigenit në dy vitet e fundit ka patur prosperitet dhe hecje gjigande në aspektin politik dhe ekonomik.
Ky komunitet viteve të fundit ka arritur të bëjë reform në disa sektore, por për të pasur më shumë zhvillim ekonomik duhet të bëhën reforma më të thella, ka theksuar Dedivanaj.

Postimi i plotë i Z. Dedivanaj:

Komuniteti Shqiptar I Miçigenit në dy vitet e fundit ka patur prosperitet dhe hecje gjigande në aspektin politik dhe ekonomik.

Ky komunitet viteve të fundit ka arritur të bëjë reform në disa sektore, por për të pasur më shumë zhvillim ekonomik duhet të bëhën reforma më të thella.

Unisimi i 2 organizatave, “Kosova” dhe asaj “Jehona e Malësisë” në vitin e kaluar si qëllim prioritar ka patur që të hecet drejt reformimit ekonomik si gjë e vetme për arritjet në përgjithësi të komunitetit.

Dita e 25 Janarit të vitit 2023, nënshkrimi I kontratës me kompanin gjigande “Reyes Coca Cola” dhe “Leonard’s Syrup” është një rast historik, festë që meriton të kremtohet për komunitetin tonë.

Megjithatë, krahas këtyre emocioneve, duhet më tepër të analizohen të arriturat dhe ku kanë qënë të gjitha ato vështirësi dhe sfida me të cilat jemi ballafaquar.
Pra, u bë nënshkrimi në mes të këtyre dy organizatave si një organizatë e vetme me emrin, Komuniteti Shqiptar I Miçigenit (Albanian Community of Michigan) dhe, Reyes Coca Cola dhe Leonard’s Syrup për një bashkëpunim gjigand që nëpërmes kësaj kontrate i gjithë komuniteti është në dobi, sepse seicili pronar restoranti që do ta shfrytëzoj këtë program ka mundësi të ruaj deri 20% të produkteve të përdorura nga Coca Cola, por në anën tjetër kjo kompani gjigande si shpërblim i bashkëpunimit të tillë do I japë komunitetit Shqiptarë deri në 6% që do derdhet në buxhetin e tij, për tu përdorur në zhvillimin e mëtutjeshëm sipas procedurës legjislative të rregullave të parapara në Statutin e përpiluar.

Megjithatë, nuk kemi arsye për eufori, përkundrazi është koha kur ekonomis duhet ti qasemi me një pragmatizëm shumē më të madh të institucioneve të ndryshme financiare.

Janë bërë hapa, qoftë në aspektin ekononik, qoftë në aspektin e legjislaturës me institucione të ndryshme dhe dhoma të legjimiteteve të politikës Amerikane, por vitet e fundit janë për t’u vlerësuar për anëtarësimin dhe partneritetin e unisimit të komunitetit Shqiptar të Michigenit dhe më gjërë.

Është koha kur duhet të ngritet cilësia e edukimit dhe të përmjersohet ambienti I biznesit për tërheqjen e bashkëpunimit me bizneset tjera, ngjajshëm sikurse e bëjnë komunitetet e kombeve tjera!

Emërues i përbashkët I zgjidhjeve të të gjitha problemeve është ruajtja e unitetit të bashkëpunimit me Komunitetin Shqiptarë në mënyrë që të gjithë të përfitojnë, që nëpërmes përfitimit personal pa humbje por përkundrazi, I ndihmon edhe komunitetit!

Related posts

3 kryeministra shqiptarë në Ballkan, Kalemaj: Mund të kemi dhe një të katërt

Gazetamax.mk

Taravari: ASH e mbështet procesin e eurointegrimeve, do të ndihmojmë me të gjitha forcat

Gazetamax.mk

Mitrevski: Nisma e VMRO për Referendum është në kundërshtim me Kushtetutën

Gazetamax.mk