Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pas një debati të gjatë sot votuan për ministrat e rinj. 65 vota ishin për, 0 kundër dhe 0 të përmbajtur
Debati kryesisht ishte midis opozitës maqedonase dhe shumicës së re duke duke disktuar rreth shëndetësisë, ekonomisë dhe bujqësisë, resoret që u zëvendësuan për shkak rikonfigurimit të koalicionit.
Në Ministrinë e Drejtësisë do të udhëheq Krenar Lloga, në Ministrinë e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në dikasterin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu si dhe Kaja Shukova në dikasterin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Ndryshe, këto ndryshime vijnë si pasojë e përfshirjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri dhe daljes së Alternativës në opozitë.