GazetaMax
Lajme

Rama: Shqipëria i vetmi vend në rajon dhe Evropë me zero taksë për biznesin e vogël

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria është i vetmi vend në rajon dhe Evropë me zero taksë për biznesin e vogël.

Rama ndau sot një grafik me tatimin e fitimit për biznesin e vogël në vendet e rajonit.

“Ndërkohë ja edhe fakti tjetër, i vetmi vend në rajon dhe në Evropë me zero taksë për biznesin e vogël, sepse për ne kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më pak paguan më pak”, tha Rama.

Sipas grafikut të publikuar nga Kryeministri Rama, tatimi i fitimit për biznesin e vogël në Shqipëri është zero, në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut është 10%, Malin e Zi 9% dhe Serbi 15%.

Related posts

Petrovska – Donfrid: SHBA-ja mbesin mbështetës i fuqishëm për zhvillimin e shtetit dhe të Armatës

Gazetamax.mk

Kryeministri Xhaferi shtroi iftar!

Gazetamax.mk

Nënkomitet me BE-në për doganën: Është vërejtur përparim në zbatimin e reformave

Gazetamax.mk