GazetaMax
Ballina

“Po ndërtojmë unazën e kombit”, Grubi: Tiranë-Shkup-Prishtinë lidhen me autostradë

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha se po punohet për të ndërtuar një unazë të kombit duke i lidhur Tiranën, Shkupin dhe Prishtinën përmes Korridorit 8-të.

I ftuar në një lidhje direkte në Euronews Albania, Grubi tha se me heqjen e kufirit me Shqipërinë, nuk do të ketë thjesht një lëvizje më të lirë të mallrave, por shqiptarët do të jenë më afër me njëri-tjetrin.

Grubi ka treguar po ashtu edhe koston që do të ketë ky projekt, i cili sipas tij do të jetë 1.3 miliardë euro.

Do të arrijmë heqjen e kufirit me Shqipërinë. Kjo do të mundësojë shumë më tepër se lëvizje të mallrave e të njerëzve. Do të mundësojë që njerëzit të njihen më tepër, martesat të bëhen më të shpeshta midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do mund të blejnë prona në Durrës, apo Tiranë.

Është një projekt shumëdimensional të cilin njerëzit do ta kuptojnë sapo të nisë. Do të bëhet nga Prishtina në Shkup autostradë, nga Shkupi në Tiranë autostradë, nga Tirana deri në Prishtinë autostradë.

Njeriu mund të hajë mëngjesin në Shkup, të pijë kafen e drekës në Tiranë, pastaj darkën në Prishtinë dhe të kthehet në Shkup brenda shumë pak orësh. Po mundësojmë një unazë të kombit dhe jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë që kemi arritur”, tha Artan Grubi për Euronews Albania.

Related posts

Bujar Osmani: Ne do të jemi gardian edhe të interesit të Kosovës

Gazetamax.mk

Dialogu strategjik me SHBA-në forcon pozicionet e integrimit të vendit në BE

Gazetamax.mk

Grubi në Click plus: Ka pasur tentativa që mos votohet kjo Qeveri por pa sukses

Gazetamax.mk