GazetaMax
Lifestyle

Anna e zhgënjyer pak nga puna e muzikës në Kosovë

Këngëtarja simpatike Anna ka qenë e ftuara e rradhës në programin ” Me 21-in” në Radio 21, ku ka rrëfyer për projektin e saj më të ri muzikor ardhur javë më parë në bashkëpunim. Por në nisje të intervistës ajo ka treguar edhe për festën e Pashkëve dhe ka folur për dallimet nga atje ku jeton nga Kosova. Ndërsa për këngën e re ” Pa mu ” në bashkëpunim me Voca ka thënë se është e kënaqur se si po pritet.

Këngëtarja ka potencuar edhe një herë se muzikën e ka vetëm hobi, por nuk e shikon veten të këndojë një ditë nëpër dasma, ndërsa nëpër mbrëmje apo diskoteka edhe po, megjithëse siç tregoi ajo kanë filluar ftesat. E ngacmuar nga moderatori i programit për korrektësinë e producentëve dhe studiove muzikore në Kosovë sidomos ndaj artistëve të rinj, ajo ka një ankesë sepse sipas saj fatkeqësisht të rinjtë ose edhe ata që jetojnë nē Diasporë tha se nuk merren shumë seriozisht e kjo krijon vonesë dhe pritje të gjatë për tē finalizuar një projekt muzikor.

Por kjo gjë nuk do ta ndalë kurrë Annën, ajo po mendon ndoshta edhe duke eksploruar me të tjerë bashkëpunëtorë që të ketë të tjera projekte muzikore ndoshta këtë herë vetëm, që do të vijnë gjatē verës.

Related posts

Nora nuk përmbahet, kështu provokon edhe në moshën 36 vjeçare!

Gazetamax.mk

Një yll në mes të Nju Jorkit, Bardhi vjen me hitin Zhytem x Prap (Video)

Gazetamax.mk

Këto ushqime ju plakin para kohe

Gazetamax.mk