GazetaMax
Lajme

Gashi: Politika në Maqedoni të Veriut i ka banalizuar njerëzit

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha sonte në emisionin Click Plus se politikat e gabuara në shtet, sot shqiptarin e kanë shndërruar në qenie biologjike, i cili shet votën për një vend pune. “Kemi krijuar universitete, por është shtuar numri i analfabetëve funksional. Ne në të kaluarën kemi zhvilluar beteja për arsim, për shkollim, për identitet e kulturë. Kurse sot shqiptarët janë bërë qenie biologjike. Askush më nuk flet për vlera. I kemi banalizuar nevojat tona”, theksoi Gashi. Ai bëri apel që gjitha shtresat e shoqërisë të japin kontributin e tyre për ndryshimin e gjendjes së përgjithshme. “Beteja duhet të jetë e përbashkët. Të gjithë jemi të thirrur që ta ndryshojmë gjendjen. Politikanët, gazetarët, gjykatësit… të gjithë duhet të punojnë drejt. Vetëm duke i respektuar vlerat mund ta ndryshojmë gjendjen”, theksoi Gashi “A ia vlen ta shesin votën? Po e shesim të vlefshmen për të pavlefshmen”, nënvizoi numri një i Alternativës. Ai përmendi disa raste kur Alternativa ka insistuar në ndryshimin e gjendjes në arsim, por shtoi ai, në Qeveri ka munguar sensi për të ndërmarrë hapa konkretë.

Related posts

Lufta në Ukrainë, Maqedonia e Veriut ndërmerr këtë veprim

Gazetamax.mk

Vëllau i Blerim Sejdiut me pushime luksoze në Sloveni

Gazetamax.mk

Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë 14.3 për qind

Gazetamax.mk