Njohësi i zhvillimeve politike, Burim Ramadani, ka thënë se pas betimit nën masa të mëdha sigurie të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, e dëshmon se situata atje mbetet në tensione të larta.
Sipas Ramadanit, qartësia që të mos ketë eskalime të situatës së sigurisë në veri erdhi pas telefonatës që këshilltari i DASh-it Derek Chollet ia bëri mbrëmë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Por, qartësia që të mos ketë eskalim të situatës së sigurisë në kuptimin e incidenteve ka ardhur me telefonatën që këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka bërë me kokën e gjarprit, me Vuçiqin, i cili mbetet edhe më tej mbrapa organizimit të grupeve kriminale në veri”.
“Ajo telefonatë është goditje në kokën e përgjegjësit ose nxitësit dhe financuesit të destabilizimit në veri, e që është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq dhe strukturat e tij të sigurisë në Serbi e që veprojnë edhe në Kosovë”, është shprehur Ramadani në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Tutje, ai komentoi edhe ultimatumin që Lista Serbe ia dha kryeministrit Albin Kurti, për të cilin tha se i njëjti s’vlen, teksa i bëri thirrje qeverisë që të ketë koordinim me aleatët.
“Bashkëpunimi apo ndërhyrja e fuqishme ndërkombëtare, duke e goditur përgjegjësin për këtë situatë ka shmangur tensionimin përmes incidenteve të mundshme. Por, kjo nuk zgjidhje e problemeve por menaxhim i krizës”, tha ai