“Çdo investim i cili ndodh nga një mërgimtarë në Maqedoninë e Veriut do të mbeshtetet deri në 1 milion euro mjete të pakthyeshme nga Qeveria, me qëllim që mundi dhe sakrifica e tyre të kthehet në vendin e vet”, deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në hapjen solemne të fabrikës për prodhimin e telave dhe tubave të bakrit të kompanisë Multipark Izairi në Kamjan të komunës së Bogovinës.
Rajoni i Pollogut dhe komunat të cilat gravitojnë në këtë rajon mbështeten me mbi 60% më shumë nga po i njejti investim nëse ndodhë në ndonjë rajon tjetër duke filluar nga rajoni i qytetit të Shkupit, si rajon më i zhvilluar.
Bekteshti theksoi se me qëllim tërheqjen e investimeve të huaja por jo vetëm nga kompani të cilat kanë pronësi të huaj por edhe nga bashkëvendasit tanë të cilët jetojnë jasht shtetit, me ndryshimet e fundit çdo investim i cili do të ndodhë në Maqedonië e Veriut nga çdo mërgimtar i cili ka punuar dhe vepruar në diasporë 5 vitet paraprake do të mbështetet me 15% shtesë e cila i takon një kompanie të huaj e cila nuk ka pronësi nga një shtetas apo bashëkombas.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi tha se Qeveria përmes politikave ekonomike efikase është e fokusuar të krijojë një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, siç dëshmohet nga suksesi i kësaj kompanie me të cilën Qeveria ka partneritet që në fillimet e saj.
“Mbështetja e Qeverisë, e cila e mbështet këtë kompani përmes Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, është tregues i politikave të suksesshme ekonomike të vendit, dhe krijon një klimë të volitshme për kompanitë, duke i stimuluar ato të hyjnë në cikle të reja investimi. Marrëveshjen për ndihmë financiare investive Multipark Izairi e ka nënshkruar në vitin 2021 dhe vetëm për ciklin investues të atij viti kompania ka marrë ndihmë financiare shtetërore prej 47 milionë denarë, e cila do të vazhdojë deri në përfundim të projektit të tyre”, tha Bytyqi.