GazetaMax
Lajme

Janë sanksionuar 177 shoferë në Shkup, 38 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar 177 masa, midis të cilave për vozitje të shpejtë 38 sanksione, 14 masa për vozitje pa patentëshoferi, nëntë sanksione për parakalim joligjor, njofton Portalb.

Nga MPB-ja potencojnë se janë shqiptuar edhe katër masa për vozitje të automjetit nën ndikim të alkoolit, nëntë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), shtatë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit gjatë vozitjes…

Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Related posts

Alija Jahoski kërkon edhe një mandat të ri në krye të komunës së Pllasnicës

Gazeta Max

Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur, numërimi mbrapsht drejt fitores së madhe

Gazeta Max

Zendeli: Morëm ftesë nga Rama por nuk do të shkojmë në takimin në Tiranë

Gazeta Max