GazetaMax
Lifestyle

Si të trajtosh lëkurën e thatë të thembrave

 

Vera është ne kulmin e saj dhe bashkë me të edhe sezoni i sandaleve. Të gjithë duan të nxjerrin në pah këmbët e bukura, por është gjithmonë e vështirë, sidomos me lëkurën e thatë të thembrave dhe lëkurën e plasaritur

Zakonisht, lëkura e ashpër që krijohet në thembrat e këmbës vjen si rezultat i lagështirës që krijohet nga këpucët. Por ka edhe një mënyrë trajtimi për këtë pjesë.

Shumica e vajzave mendojnë se për të shmangur plasaritjen e lëkurës së këmbëve, një zgjidhje është edhe trajtimi me pedikyr. Është një zgjidhje, por e përkohshme. “Produktet hidratuese që mund të përdorë pedikyristja apo edhe kremrat specifikë janë vetëm “mbulues” të problemit, jo zgjidhje e tij”,- thotë Dr. Dana Canuso, mjeke specialiste, shkruan revista class. Kjo do të thotë se lëkura e thatë mund të duket më mirë pas disa ditësh nga trajtimi, por problemi është akoma aty.

Për fat të mirë, ka ende disa zgjidhje. E para vjen nga përdorimi i një serumi të rekomanduar që heq lëkurën e thatë dhe pastron qelizat e vdekura të thembrave dhe mundëson rigjenerimin e lëkurës në këtë pjesë të këmbës duke mundësuar në vetëm pak ditë lëkurë të re e të pastër (Foot Repair Serum by Dr. Canuso Skincare.).

Related posts

Ndryshim i madh, Dafina Zeqiri me këtë model të flokëve nuk njihet

Gazetamax.mk

Sadi sjell projektin e shumë pritur në bashkëpunim me Xhavit Avdyli

Gazetamax.mk

Meshkujt me gishta më të gjatë të unazës janë më pak të rrezikuar nga Coronavirusi

Gazetamax.mk