GazetaMax
Lifestyle

Ja pse “International Hair Clinic’s” është numër një në Shqipëri e Kosovë për mbjelljen e flokëve

Nëse dikur njerëzit bashkë me flokët e tyre humbnin edhe një pjesë nga sharmi i tyre, e dukeshin më të moshuar, sot ka zgjidhje edhe për këtë punë: Thjesht mbillni flokët.

Për të mësuar se cili është historiku i mbjelljes së flokëve, procedura dhe detaje të tjera me rëndësi, u drejtuam në klinikën më të njohur me seli në Tiranë dhe në Prishtinë, në “International Hair Clinic’s”, tek Dr Erion Çela.

“Në vitet 1950, një dermatolog në New York, Dr. Norman Orentreich, zhvilloi konceptin e “dominimit të dhuruesit”, i cili ende është parimi bazë i trasplantit të flokëve modern. Orentreich zbuloi se folikujt e flokëve nga pjesa e prapëme dhe anësore të skalpit, ku rritja e flokëve është e rezistencës ndaj thinjjes së flokëve, mund të trasplantohen në zona të skalpit të thinjura ose me flokë të dobët dhe të vazhdojnë të rriten normalisht. Që atëherë, teknikat e trasplantit të flokëve kanë vazhduar të evoluojnë”.

Siç dihet, rënia e flokëve mund të ndikojë në vetëbesimin e meshkujve dhe ndonjëherë mund të shkaktojë një ndjesi të pashpresë dhe depresioni.

E, megjithatë, kjo është punë që zgjidhet. “Flokët mund të mbillen edhe te femrat dhe meshkujt. Renia e flokëve është një problem shumë i zakonshëm që mund të ndodhë te të dyja gjinitë dhe mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, përfshirë trashëgiminë, stresin, moshën, sëmundjet autoimune, deficiencën e vitaminave dhe mineraleve, dhe përdorimin e ilaçeve të caktuara”.

Krejt çka është e rëndësishme, është të diskutohet me një mjek për mundësitë dhe opsionet e trajtimit dhe të këshillohet për zgjidhjet më të mira për të përmirësuar pamjen dhe shëndetin e flokëve.

Për trajtimin dhe mbjelljen e sukseshme të flokëve dhe shërbime të tjera mjeksore, adresa e duhur, më e mira dhe më e besueshmja për është “International Hair Clinic’s”, që është pranë jush në Tiranë dhe Prishtinë. Në këtë klinikë të njohur për punën profesionale, etiken dhe rezultatet e shkëlqyera, janë realizuar numër rekord i mbjelljeve të flokëve e vetullave dhe rezultatet janë mahnitëse. Klinika “International Hair Clinic’s”, e themeluar nga Erion Çela është një ndër klinikat lider në rajon për këto lloj ndërhyrjesh, e kjo falë eksperiencës disa vjeçare si edhe studimit të vazhdueshëm mbi të rejat e fundit të shkencës mjekësore estetike.

Nëse po e vuani rënien e flokëve, nuk ka arsye të prisni më gjatë. Procedurat e trasplantimit të flokëve kryhen zakonisht me anestezion lokal, që ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes dhe ndjenjave të pakëndshme gjatë procedurës. “Pjesa më e madhe e pacientëve nuk raportojnë ndonjë ndjenjë të fortë të dhimbjes gjatë ose pas procedurës. Shumica e pacientëve kthehen në aktivitetet normale brenda një dite ose dy pas procedurës, thonë në “International Hair Clinic’s”.

Nga klinika e njohur, na tregojne se mbjellja e flokëve mund të jetë e suksesshme në të gjitha grupmoshat, por në përgjithësi, pacientët e moshës së mesme kanë tendencë të kenë më shumë flokë dhe një cilësi më të mirë të flokëve për mbjellje.

Related posts

Harrojeni Arbenitën, shikojeni sa të bukur e ka motrën

Gazetamax.mk

Rrjetet sociale dëmtojnë trurin

Gazetamax.mk

Kujdesi ndaj lëkurës, pesë hapat që duhet t’i bëni çdo mëngjes

Gazetamax.mk