GazetaMax
Lifestyle

Një libër nga Jahe Fida me titull “Bekim Ibrahimi Mbi katër dekada në artin e muzikës”

Pak biografi për artistin

Bekim Ibrahimi, lindur më 25.01.1972 në fshatin Miresh (ish Doberqan) të Gjilanit – Kosovë. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin Petrit ( ish Petrovc)- Doberqan. Shkollën e Mesme të Medicines ( Mjeksisë ) Zenel Hajdini e ka kryer në qytetin e Gjilanit.

Edhe praktiken e Mjeksisë e ka kryer në Spitalin e Gjilanit.

Ka kryer 1 ( Një ) vit në Fakultetin e Mjeksisë në Prishtinë.

Në Zvicër Shkollimin KV Lehrmeister (Aftësimin-Përgatitjen e Maturantëve për punë në zyrë).

Ka kryer Shkollimin ( Kursin ) në Austri për Mirëmbajtjen e Instrumenteve Harkore dhe Kitareve.

Profesionet e tij: Këngëtar, kompozitor, instrumentalist (Çifteli, Fizarmonikë, Piano, Organo, Kitarë etj. )

Tekstshkrues.

Biznesmen në fushën e veglave instrumenteve muzikore  ” Swiss Musik Proffesional .

“Hoby i tijë sporti në ; Ecje, vrapim, fitnes, skijim, not, ping- pong, biliard, bowling, dart,golf .

I martuar. Prind i 3 fëmijëve ( dy djem dhe një vajzë )

Jeton në Zyrih- Zvicër.

Me muzikën është marë që në fëmijëri, madje që në moshën 6 vjeç e ka imituar çiftelinë nëpërmjet furkës së gjyshes së tijë si instrument muzikor e që atëhere ai filloi të merej seriozisht dhe pandërprerje me muzikë. Vetem pak kohë e më pastaj, deri së bashku me dy vëllezërit e tij luajtën muzik live. Ata formuan një grup artistik me orkestër të kompletuar me shumë vegla muzikore. Vet Bekimi luan me 5 instrumenta muzikor.

Grupin muzikor e formoi sapo shkoi në emigrim në Zvicër. Grupi muzikor quhet “ Korabi “. Dalja e tij në publik si instrumentalist dhe këngëtar ka qene në një aktivitet të organizuar nga shkolla e fshatit, që në klasë të parë.

Gjatë gjithë periudhës së shkollimit të tij në Kosovë, aktiviteti i tij muzikor nuk është  ndërprerë asnjëherë.

Pas emigrimit, fillimisht punoi si këngëtar solist dhe instrumentalist me këngëtar të tjerë me muzikë live në Zvicër. Shpejt e kuptoi se duhet të krijonte grupin e tij.Madje edhe me krijimtari të tij artistike. Puna me përkushtim dhe intensitet bëri që  brënda 3 viteve të prodhonte 3 ( tre ) albume muzikore, pjese e të cilave ishin 22 këngë dhe dy pjesë muzikore orkestrale.

 

Për një periudhë, për shkak të angazhimit me biznesin e tij ( të cilin e ushtron dhe sot e kësaj dite, madje me shumë sukses ) Bekimi u bë më pak aktivë në muzikë, por nuk e ndërprevu tërësisht.

Rrikthimi I fuqishëm i Bekimit ndodh pikërisht në prag dhe gjatë pandemisë.

Gjatë kësaj periudhe, ai vjen me krijimtaritë e tij muzikore. Vetëm për më pak se dy vite ai ka krijuar dhe promovuar 28 këngë dhe ka të përfunduara ( që presin promovimin dhe këngë të tjera dhe disa i ka në process te realizimit.

Ai deri tani ka krijuar (  në total ) 50 këngë të prezantuar në publik dhe të promovuar në media të ndryshme.

Bekimi është quajtur industri e krijimtarisë muzikore.

Ai është këngëtar, instrumentalist, tekst shkrues, kompozitor, madje në të shumtën e rasteve bënë dhe regjizurën dhe skenarine e vidioklipeve të tij!

Bekimi ka një rreth të gjërë bashkëpunëtorësh  : Tekst shkrues, kompozitorësh, orkestruesish, ansamblash artistike ( Korreograf etj. ); me një shtrirje të gjerë gjeografike.

Nuk quhet kot dhe si këngëtari mbarëkombëtar. Ai këndon këngë të tematikave dhe zhanrave të ndryshme.

Bekim Ibrahimi deri më tani ka mbi 40 ( dyzet ) vite në artin e muzikës, nga ku mori edhe titullin libri per te.

Krijimtaria e tij vazhdon. Vëmendja e tij nuk është vetëm tek intensiteti i prurjeve, por dhe tek cilësia e çdo elementi në çdo projekt e këngë të tijë. Libri kushtuar artistit pati nje jehone te gjere si ne Shqiperi dhe ne Kosove e me tej, permes te ftuarve akademike, poete, kengetare, politikane, gazetare. Libri po perjeton çdo dite sukseset e tij dhe urojme edhe ne vazhdim!

Related posts

“Thashetheme” vjen nga Argjend Lloga, por e vërtetë një super bashkëpunim hit

Gazetamax.mk

Pse duhet të hani fiq?

Gazetamax.mk

Gëzimja del me shëtit në sheshin e Prishtinës, veshja e saj tërheq gjithë vëmendjen

Gazetamax.mk