GazetaMax
Lifestyle

Jeta mes Amerikës dhe Shqipërisë, Merita Halili përlotet teksa rrëfen karrierën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Merita Halili në një rrëfim të ndjerë për karrierën e saj së bashku me bashkëshortin dhe vajzën, është përlotur teksa tregonte fillimet e saj.

Merita në ‘Ftesë në 5’, tha se vajza e saj Rea po ndjek gjurmët e së ëmës, pasi ka trashëguar talentin për të kënduar muzikën popullore qytetare shqiptare edhe pse ka vendosur që studimet t’i mbarojë për jazz.

Për Meritën fakti që ta shohë vajzën e saj në recitale e prek shumë, pasi i kujton periudhën kur dhe ajo ka qenë e re në skenë.

“U emocionova sepse babai dhe nëna kur kanë ardhur në recitalin e parë, kam qenë 16 vjeç, më thoshte mami që babi kishte shumë emocione kur më shihte mua. Ndërkohë unë përjetoj Rean me atë sensin e kritikës, si do këndojë a është e intonuar. Por ardhja në Tiranë më kujton gjithnjë prindërit që nuk jetojnë më”, tha mes lotësh ajo.

Related posts

Problemet që i kanë njerëzit që flenë më shumë se tetë orë

Gazetamax.mk

Sindroma e Guillain-Barré-it, simptomat, diagnoza, shërimi

Gazetamax.mk

Pse dhembin nyjat dhe kockat kur bie shi?

Gazetamax.mk