GazetaMax
Lifestyle

Jean-Claude Van Damme në shqip “Të dua Kosovë”, flet për Adem Jasharin dhe Skënderbeun

Ikona e filmit aksion, Jean-Claude Van Damme, ka dhënë një intervistë ekskluzive. Ai në këtë emision pohoi se ndihet shumë i lumtur me vizitën e tij në Kosovë.

“Kur erdha në këtë vend, ndjeva shumë ndershmëri. Njerëz shumë të drejtë, shumë të ëmbël, mikpritës”, thotë Jean-Claude Van Damme.

Ai tha se është në dijeni se këtu ka shumë fansa.

“Faleminderit për gjithë ato vite që keni qenë pas meje, më keni mbështetur dhe për shkak të tyre mund të stërvitem edhe sot. Jam i lumtur që jam këtu, ju dua djema”, tha Van Damme, transmeton Korrespodenti.

“Të dua Kosovë”, tha në gjuhën shqipe ylli i filmave aksion.

I pyetur për miku e tij Aleksin, se a iu përngjanë heronjve tanë si Adem Jashari, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke i thënë se beson që i njeh.

Miku tij Aleksi ia përkthen në gjuhën frënge ku i përmend Adem Jasharin dhe Skënderbeun, ndërsa Van Damme pohon me kokë se i njeh mirë, madje bën me gishtërinjtë e mëdhenj të duarve si shenjë admirimi për heronjtë shqiptarë.

“Të gjithë janë fantastikë, është një vend i bukur. Njerëzit erdhën të më shohin dhe jam i kënaqur me Aleksin në Kosovë, është mirë, sepse ai flet shumë mirë, natyrisht për këtë vend, ky njeri i mirë është një person i mirë”, ishin fjalët e Van Damme-s.

Related posts

6 shenja se e keni “virusin e varfërisë”

Gazetamax.mk

Ngjyrat që u shkojnë më shumë vajzave me sy kafe, sipas stilistëve

Gazetamax.mk

Nora nuk ia prish qejfin vajzës, kështu e grimon ajo

Gazetamax.mk