GazetaMax
Lajme

ASH dënon aktin vandal të djegies së veturës së zëvendëskryeministrit Artan Grubit

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër aktin vandal dhe të patolerueshëm të djegies së veturës së zëvendës kryeministrit, Artan Grubi. Veprimet e këtilla huliganeske janë të patolerueshme në një vend dhe shoqëri demokratike. Ju bëjmë thirje autoriteteve të rendit që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe të zbulojnë autorët. Përtej dallimeve dhe mospajtimeve politike, të gjitha subjektet dhe institucionet duhet të dënojnë aktet e këtilla, ndërsa rendi dhe siguria duhet të garantohen për çdo qytetarë. Kërcënimet dhe sulmet e këtilla vandale paraqesin rrezik për gjithë shoqërinë dhe si të tilla duhet të dënohen dhe luftohen nga të gjithë, pa dallim.

Related posts

Janë mbledhur 260,000 euro për të prekurit në Turqi dhe Siri

Gazeta Max

Orce Gjorgjievski kandidat i VMRO për Qytetin e Shkupit

Gazeta Max

Konferencë “Të rinjtë i festojnë informatorët”

Gazeta Max