GazetaMax
Kuriozitete

Fiton medaljen artë në Serbi, Luiza Gega kualifikohet në Lojërat Olimpike Paris 2024

Luiza Gega vazhdon sukseset dhe njëkohësisht vijon të bëjë krenar çdo shqiptar, teksa së fundmi është kualifikuar për Lojërat Olimpike Paris 2024.Ky lajm është konfirmuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili bën me dije përmes rrjeteve sociale se atletja shqiptare fitoi Medaljen e Artë në Kraljevo të Serbisë, ku u zhvillua Kampionati Ballkanik i Atletikës.
Luiza Gega theu rekordin në disiplinën 3000m/p, duke regjistruar kohën 9.21.53, ndërsa norma e kualifikimit është 9.23.00.“Luiza Gega kualifikohet për në Lojërat Olimpike Paris 2024. Sot në Kraljevo të Serbisë po zhvillohet Kampionati Ballkanik i Atletikës me pjesëmarrjen e 20 shteteve. Luiza Gega ka arritur të triumfojë në disiplinën 3000 m/p me kohën 9.21.53.

Related posts

Rikthehet futbolli në ligat evropiane – sot fillojnë Premier League, Bundesliga dhe Ligue 1

Gazeta Max

Do të rritet kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri”

Gazeta Max

Asmir Begovic, një nga të pëlqyerit e Ten Hag për portën e Man Utd

Gazeta Max