GazetaMax
Lajme

Shaqiri: Nxënësit do të shfrytëzojnë pushimin pranveror nga 29 prilli deri më 5 maj 2024

Në vitin shkollor 2023/2024, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kenë pushim pranveror.

Në seancën e sotme Qeveria me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që viti shkollor të fillojë më 1 shtator dhe gjysmëvjetori i parë të përfundojë më 29 dhjetor 2023.

Prej datës 30 dhjetor nxënësit do të shfrytëzojnë pushimet dimërore dhe gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 22 janar.

Në periudhën nga data 29 prill deri më 5 maj 2024, nxënësit do të jenë në pushim pranveror.

Viti shkollor do të zgjasë deri më 17 qershor, ndërsa pushimet verore do të nisin nga 18 qershor dhe do të mbarojnë më 31 gusht 2024.

Related posts

Një i vdekur pasi një automjet doli nga rruga Kërçovë – Ohër

Gazetamax.mk

Kjo është pilotja që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht

Gazetamax.mk

Zvicra do të financojë projekte për zhvillimin e rajoneve planore në vend

Gazetamax.mk