GazetaMax
Ballina

Partitë e reja, Analistët: Hipokrizi e rreme përballë qytetarëve

Dobësimi i skenës politike shqiptare i konvenon opozitares VMRO-DPMNE, e cila do të zbehë fuqinë politike dhe vendimmarrëse aktuale të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, thonë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Përveç kësaj, sipas asaj që raportohet e analizohet në mediat vendore e rajonale, opozitarja VMRO-DPMNE është “sponsori” kryesor i formimit të partive të reja me qëllim që të dobësojë Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – si forca kryesore në bllokun politik shqiptar, por edhe Aleancën politike të partive politike pro-BE dhe pro-amerikane.

“Qytetarët kanë të drejtë kushtetuese të formojnë parti dhe të angazhohen politikisht. Kështu është në çdo demokraci. Shqiptarët në Maqedoninë pluraliste kanë histori të formimit të shumë partive pas zbehjes dhe përçarjes së PPD-së. Mendoj se arsyet për këtë në disa raste kanë qenë pakënaqësitë e qytetarëve nga politikat partiake, në disa raste por edhe interesat e ngushta dhe pakënaqësitë personale të atyre që janë ndarë nga partitë-amë, e ka ndodhur që në këto përçarje të ketë ndikim edhe të faktorëve tjerë. Fragmenitzimi i votës shqiptare sigurisht se ka dobësuar fuqinë politike të tyre. Sigurisht se për aktualitetin politik kjo u konvenon edhe partive tjera opozitare shqiptare, por edhe VMRO-së”, tha për Indeks.mk, Petrit Saraçini nga Instituti për Media dhe Analitikë.

Në anën tjetër, politikologu Bllagojçe Atanasoski thotë se partitë e reja janë vetëm se një platformë për realizimin e qëllimeve grupore apo individuale.

“Të gjithë shohin së pari interesin e tyre personal (familjar), pastaj interesin e lobit, dhe partitë e tyre janë vetëm se një platformë për realizimin e këtyre qëllimeve. Politika për tu dukur “shqiptar sa më të madh” nga të tjerët është thjesht manipulim i vetëdijshëm dhe hipokrizi e rreme përballë qytetarëve”, tha Atanasoski për Indeks.mk

– Zgjedhjet nuk janë zgjidhje. E vetmja zgjidhje që është e mirë për ju, për ne, për të gjithë qytetarët, për të gjithë vendin tonë, për të gjithë rajonin tonë është t’i qasemi ndryshimeve kushtetuese dhe t’i mbështesim ato në mënyrë konsensuale, deklaroi dje nga Gostivari zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

“Është konstatuar se ndryshimet kushtetuese janë teknike, se nuk e cenojnë fare identitetin maqedonas, nuk e cenojnë fare gjuhën maqedonase dhe se askush nuk do të shohë asgjë të keqe nga amendamentet kushtetuese.”, tha Grubi në deklaratë për mediat në “Panairin e Punës” në organizim të konsorciumit “Bechtel dhe Enka” që po ndërton korridoret 8 dhe 10d.

Grubi tha se debati për amendamentet kushtetuese do të hapet të premten dhe tha se po punohet me VMRO-DPMNE-në dhe me individë në VMRO-DPMNE që, siç theksoi, “që edhe ato të bëhen pjesë e ndërtimit të së ardhmes për qytetarët tanë”.

Të premten, Parlamenti zyrtarisht i fillon punimet për aderim në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.(Indeks.mk)

Related posts

Grubi: Mbështetje për 33 shoqata joqeveritare

Gazetamax.mk

Kryetari Ahmeti përgëzon Shaip Kamberin për mandatin e ri të fituar

Gazetamax.mk

Rosval mbërriti në Shkup, pritet nga sekretarja shtetërore Abdiu-Halili

Gazetamax.mk