Nuk duhet të shqetësoheni për ëndrrat e pazakonta, por ndonjëherë nënndërgjegjja juaj po përpiqet t’ju tregojë diçka të rëndësishme.
E njëjta gjë mund të thuhet për një ëndërr realiste shtatzënie, veçanërisht nëse jeni dikush që nuk pret shtatzëni. Sipas analistes së ëndrrave, Athena Laz, edhe pse këto ëndrra mund të mos sinjalizojnë se po mbani një fëmijë, ato nuk duhen anashkaluar.
Sa shpesh bëjnë seks çiftet ‘normale’?
Ekspertja shpjegoi se ëndrrat për shtatzëninë mund të interpretohen në mënyra të ndryshme bazuar në situatën dhe përvojat e vetë ëndërrimtarit.
“Në përgjithësi, të ëndërrosh për shtatzëninë kur nuk je në të vërtetë shtatzënë, mund të pasqyrojë rritjen personale, transformimin ose pritjen e një ndryshimi të rëndësishëm të jetës ose një ngjarje të ardhshme. Ëndrrat për shtatzëninë mund të simbolizojnë gjithashtu një dëshirë për fillime të reja, kreativitet ose zhvillim të një ideje të rëndësishme në jetën tuaj”, ka thënë autorja e “Alchemy Of Your Dreams”.
Ajo ka rekomanduar që të gjitha gratë që përjetojnë ëndrra të tilla të shqyrtojnë ndjenjat dhe ngjarjet e sakta që u kanë ndodhur gjatë kohës sa ishin duke fjetur. Kjo ndodh sepse mënyra se si ndiheni në ëndrrën tuaj mund të japë të dhëna të rëndësishme se si ndiheni vërtet në një nivel më të thellë.
Nëse jeni të lumtura që jeni shtatzënë, mund të nënkuptojë se jeni duke pritur për një mundësi të re ose një kapitull të ri në jetën tuaj. Nëse jeni të tmerruara nga fakti që po mbani një fëmijë, mund të jetë një reflektim i frikës suaj aktuale ose të ardhshme në jetë.