GazetaMax
Ballina

Ahmeti: Iku koha e patriotizmit artificial, qytetarët e duan anëtarësimin në BE sepse Maqedonia atje e ka vendin!

Në sezonin e ri të emisionit 360 shkallë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi se më ndryshimet kushtetuese, vendit i hapet rruga drejt anëtarësimit në BE, me ç’rast qytetarët do të fitojmë jetë më të mirë me standarde europiane.

“Unë do të përpiqem të jem racional, shumë me rëndësi është për shtetin që të gjitha partitë politike dhe klasa intelektuale, pjesa e analitkës, mediumet të përcaktohemi dhe të jemi pjesë e proceseve me rëndësi për vendin dhe jo unë me partinë politike të mendojmë se si të fitojmë zgjedhjet, duhet të mendojmë për të mirën e shtetit, se a do të kemi shtet me standarde, me marrëdhënie të qëndrueshme me fqinjët, shtet sa më afër Europës së bashkuar. Sepse ne të gjithë këtu përballemi me një problem shumë të madh, njerëzit po largohen për jetë më të mirë, për ta gjetur atë në shtetet e BE-së, nuk mund të thirremi më me parrolla patriotike, se koha e patriotizmit artificial ka ikur, njerëzit sot kërkojnë jetë më të mirë. Për t’i ndal njerzit që të mos largohen, si zgjidhje të vetme shoh antarsimin në Bashkimin Europian. Në raportet e qeverisë Irlandeze tregohet se 400 mijë polak janë kthyer në vendin e tyre. Ne duhet të gjejmë zgjidhje se si qytetarët të jenë më të lumtur në vendin e tyre”, deklaroi Ahmeti.

Related posts

Kovaçevski në Sofje, në takim me shefat e qeverive të vendeve të NATO-s

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti: Në BDI nuk ka vend për anarki

Gazetamax.mk

Vetura bie në humnerë në një fshat të Tetovës, një person i vdekur

Gazetamax.mk