GazetaMax
Ballina

Kenga folklorike tradicionale e veriut jehon nen logon “Malesia Folk”

Malesia e Madhe po shpalos gjithnjë e më tepër traditën dhe kulturën e saj mijëra vjeçare.
Këtë e tregon më së miri produksioni “Malësia Folk” me realizimin tashmë të kthyer në traditë të përvitshme të evenimentit më të madh muzikor tradicional të veriut, që duket se i mungonte Malësisë, që të plotësohej amaneti i të parëve për ruajtjen e traditave tona të pashoqe, ku në sfondin e skenës imazhet e zonave më atraktive të Malësisë së Madhe krijonin një bukuri të pastër të Malësisë tonë të bukur.

Në këtë eveniment i cili do publikohet në ditët e festave të fundvitit, krahas muzikës folklorike dhe këngëtarëve të shumtë qëndron krenare dhe veshja tradicionale e Malësisë së Madhe, çakshiri, qeleshja dhe Xhubleta Malësore e cila tashmë është nën mbrojtjen e UNESCO-S.

Në këtë spektakël vlerash, traditash dhe talentesh, shpaloset kultura jonë e pashoqe, traditë e ruajtur me fanatizëm dhe e sjellë gjer në ditët tona nga të parët tanë, organizatorët janë kujdesur deri në detajin më të vogël, ku të duket sikur je rikthyer mbrapa në kohë, teksa dëgjon tingujt e ëmbël të çiftelisë, jehonën e këngëve tradicionale’ dhe shikon djem e vajza të veshur me veshjet tradicionale, na mbetet të themi vetëm “JU LUMTË” ideatorëve dhe organizatorëve të këtij spektakli vlerash kombëtare.

Related posts

Me këto pije nuk duhet t’i merrni kurrë ilaçet

Gazeta Max

‘Pse po rren’ vjen nga Timo pas disa projekteve të suksesshme

Gazeta Max

Para se t’ua lini telefonin në duar fëmijëve, lexojeni këtë

Gazeta Max