GazetaMax
Lajme

Mislimi: IRI amerikan zbulon se Lëvizja BESA nuk tregon se nga financohet

Shkruan: Rami Mislimi

Pas anketës së fundit të IRI-it amerikan, Lëvizja BESA mund të llogaritet si parti e dyshimt, pasi nuk tregon se nga financohet, si financohet dhe kush e financon?

Në rënditjen e anketës së IRI-t Amerikan, transparenca financiare është zero që do të thotë as shteti nuk ka qasje në financat e Lëvizjes BESA se nga, kush dhe si financohet kjo Lëvizje.
“Katër parti politike (BESA, PDM, E Majta, Partia për Lëvizjen e Turqve) në tre vitet e fundit nuk kanë publikuar fare llogari vjetore të operacioneve financiare, që është obligim sipas nenit 27 të Ligjit për financimin e partive politike. Nga 18 parti, gjithsej 10 parti (55%) kanë publikuar llogaritë për 2020, 2021 dhe 2022, gjë që tregon një përmirësim 4-fish në praktikë krahasuar me Indeksin e mëparshëm të transparencës (2021), kur vetëm 13% i publikuan ato” thuhet në anketën e IRI-it Amerikan.

Në fillimet e saja ka pasur shumë dyshime të mëdha rreth financimit të kësaj Lëvizje e disa analist të asaj kohe e kanë qujatur edhe si sekt fetar këtë Lëvizje pasi erdhën me fjalime populiste fetare. Në fillim thonin se financohet nga Irani dhe Lindja e MESME, dyshimet ende vazhdojnë, por nuk dihet qëllimi që të financohet një parti shqiptare me fonde nga Lindja e MESME!
Që nga ajo kohë e deri sot Lëvizja BESA vazhdon më shumë të mbaj takime me qytetaret në xhami dhe mektebe për të shpërlarë trurin e qytetarëve se kjo është një Lëvizje shqiptare për të mirën e shqiptarëve.

Me këtë që sot ka publikuar IRI Amerikan, partia e Bilall Kasamit humb kuptimin e partisë pasi totalisht është e mbyllur se si financohet nga kush financohet dhe pse financohet kjo Lëvzije.
Nëse financohet pra nga Lindja e MESME, atëherë shtrohet pyetja pse financohet dhe për çfarë financohet një parti shqiptare?
PS: Kush e do anketën e plotë mund të më kontaktoj!

Related posts

Gjenden 3 shtetasit amerikanë që kishin humbur në malin e Galiçicës

Gazetamax.mk

Ruskovska: Drejtësia duhet të fitojë, nëse nuk fitoj, do ta pranoj humbjen

Gazetamax.mk

Jonuz: Anketat janë gjithmonë në anën e atij që i paguan dhe i porosit

Gazetamax.mk