GazetaMax
Lajme

Grubi nga Çairi: Ky masovitet i jashtëzakonshëm dëshmon se qytetarët duan të ardhme europiane

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi shoqëruar nga funksionerë dhe anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë vizituar sot Këshillat Vendor Liria, Sami Frashëri dhe Faik Konica në Çair.

Grubi përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se masoviteti i njerëzve në çdo takim, tregon se qyterarët janë të gatshëm drejt se ardhmes europiane të vendit dhe realizimit të synimeve të reja.

Statusi i plotë:

Çairi në çdo lagje masovikisht në gatishmëri për të kontribuar në misionet e jetës më cilësore dhe në projektimin e së ardhmes europiane.

Faleminderit aktivistëve të këshillave vendor Liria, Sami Frashëri dhe Faik Konica për vullnetin e shprehur që të vazhdojmë bashkë hapërimin drejt arritjeve të reja.

Shumë sfida të kaluara gjatë këtyre dy dekadave i kemi tejkaluar me sukses, do t’ia dalim të ngadhënjejmë sërish mbi çdo skepticizëm sepse jemi në të drejtën tonë dhe të sinqertë në atë që e veprojmë.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/906086947547491?ref=embed_post

Related posts

Kovaçevski: Qëndrimi i Qeverisë për kornizën negociuese është që çështjet bilaterale të zgjidhen në mënyrë bilaterale

Gazeta Max

Lazim Destani solidarizohet me familjet e dëmtuara nga përmbytjet në Kosovë

Gazeta Max

Shkup-Bllacë, 18 milionë euro për 1 kilometër dhe autostrada askund?

Gazeta Max