GazetaMax
Ballina

Rrëfehet Ali Ahmeti për Top Story: Kam ardhur me votë të lirë dhe mandatin e deputetit e kam fituar me votë të drejtëpërsëdrejtë të qytetarëve

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se pavarsisht sepse qëndron prej vitesh në krye të BDI-së dhe ka udhëhequr forcën politike që ai përfaqëson drejt fitoreve politike, figura e tij nuk është e çimentuar në krye të kësaj force politike.

I ftuar në “Top Story”, Ahmeti tha se deri tani ka respektuar vullnetin e qytetarëve.

Ahmeti: Unë nuk jam në krye të BDI-së në mënyrë të përjetshme. Por edhe dhunshëm nuk kam ardhur në BDI, kam ardhur me votë të lirë dhe mandatin e deputetit e kam fituar me votë të drejtëpërsëdrejtë të qytetarëve. Këtu nuk ka asnjë dyshim që unë kam respektuar vullnetin e qytetarëve.

Rakipllari: A ka garë brenda partisë tuaj? Sepse ju në parim mund të qëndroni pafundsisht në krye të partisë tuaj. Ju keni pasur rezultat në zgjedhje, keni qenë pjesë e qeverisë. Por gjithsesi në hapësirat shqiptare ekziston ky problemi që palët kërkojnë të qëndrojnë për një kohë të gjatë në krye të partisë.

Ahmeti: Jo unë dhunshëm nuk qëndroj kryetar i BDI-së. Statuti i partisë tonë ka ndryshuar në kongresin e fundit. Zgjedhjet që jamë bërë para 1 viti u bën një anëtar një votë deri te kryetari i degës. Zgjidhen me vota të fshehta me kuti. 4 kuti janë në qendrat e votimit.

Në zgjedhjet që do të bëhen sërish për kryetar partie do të ketë një anëtarë një votë.

Duma: Një anëtar një votë edhe në zgjedhjet për kryetar partie? Mirë kjo është hapje për partinë tuaj.

Rakipllari: Por kandidat përballë jush nuk ka?

Ahmeti: Tani gara është e hapur, unë nuk kam ç’bëj.

Related posts

Nuhiu përkujton pabesitë ndaj shqiptarëve në frontin antifashist

Gazetamax.mk

Fëmijët që kalojnë mbi dy orë në ditë para televizorit, kanë më shumë gjasa të krijojnë vartësi nga bixhozi, duhani, kanabisi dhe alkooli kur të rriten

Gazetamax.mk

Doc. D-R Shaban Memeti, zgjidhet profesor i asociuar i Kirurgjisë dhe Kirurgjisë së fëmijëve dhe kujdesi shëndetësor në UKIM, Shkup

Gazetamax.mk