GazetaMax
Lajme

KRSKRR: Kujdes nga vozitja në kushtet me borë dhe akull në rrugë

VOZITJA NË KUSHTET ME BORË DHE AKULL NË RRUGËT

Këto ditë karakterizohen nga ulja e temperaturave dhe reshjet e borës. Prandaj KRSKRR-ja kujton domosdoshmërinë e vozitjes së kujdesshme dhe përdorimit të pajisjeve dimërore për automjetet.

Para se të niseni për në destinacionin e parashikuar, përgatiteni automjetin dhe përshtatuni me kushtet e rrugës në dimër. Përdorni pajisje dimërore dhe kontrolloni antifrizin, karburantin,
fshirëset dhe lëngun e fshirësve të xhamit të përparmë, akumulatorin dhe gomat. Gjithashtu, rekomandojmë që të siguroni edhe mjet për shkrirjen e xhamit dhe bravave, si dhe lopatë, fshesë, karikues telefoni, etj.

KRSKRR-ja rekomandon vozitjen e mjeteve motorike me përgjegjësi, duke i marrë parasysh kushtet e reshjeve të borës, mjegullës, rrugëve të lagështa dhe të rrëshqitshme, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Hulumtimet tregojnë se kushtet e pafavorshme të motit mund të rezultojnë në ulje të dukshmërisë, shpërqendrim të shoferëve, zgjatje të distancës së frenimit të automjetit, etj. E gjithë kjo mund të rrisë kohën e reagimit të shoferëve për 13 deri në 75%, duke e rritur mundësinë e aksidentit në komunikacion. Konsiderohet se në kushtet e dimrit dhe reshjeve të borës në rrugë, reagimet e shoferëve ngadalësohen për 34%.

Prandaj KRSKRR-ja bën thirrje: Përdorni pajisje dimërore dhe përshtateni vozitjen sipas kushteve të rrugës. Le të kontribuojmë të gjithë.

Related posts

Hoxhaj: Krizat në rajon, dëshmi e kthimit të historisë për hegjemoninë serbe në Ballkan

Gazeta Max

Pjesë e grupit që dërgonte shqiptarë në Britani dhe Irlandë me dokumente false, GJKKO vendos Arben Rushitin në arrest shtëpie

Gazeta Max

Sot nuk pritet të bjerë edhe borë

Gazeta Max