GazetaMax
Lajme

Bekteshi: Vitet e ardhshme do të jenë vitet e zhvillimit ekonomik

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Bashkimi Demokratik për Integrim në platformën politike për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare si prioritet kryesor e ka zhvillimin ekonomik. Bekteshi shkruan se vitet e ardhshme do të jenë vitet e zhvillimit ekonomik, përmirësimi i standardit të qytetarëve dhe zhvillimi i sektorit të Biznesit.

“Vitet e ardhshme do të jenë vitet e zhvillimit ekonomik, përmirësimi i standardit të qytetarëve, si dhe zhvillimi i sektorit të biznesit që të jetë konkurues në rajon pse jo edhe në nivel evropian apo global”, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Related posts

Këshilli i Qytetit të Shkupi vendos për buxhetin për vitin 2023 

Gazetamax.mk

Anketa/ Një e treta e qytetarëve mendojnë të largohen nga Maqedonia

Gazetamax.mk

Konkurrenca në tregun e gazit, janë rrumbullakosur aktet nënligjore

Gazetamax.mk