GazetaMax
Lajme

Ramiz Merko u paraqit në gjykatë

Një vit pasi u vendos në listën e zezë të Departamentit amerikan të shtetit dhe u shpall persona “non-grata”, kryetari i komunës së Strugës, Merko, sot është paraqitur në gjykatë për rastin e emërimit të paligjshëm të ushtruesit të detyrës së drejtorit në shkollën fillore të fshatit Llabunisht.

Sipas aktakuzës, Merko në vend që të caktojë u.d nga radhët e të punësuarve, ka emëruar drejtore pa përvojë përkatëse në punë edukative-arsimore.

“Ndaj kryetarit të komunës së Strugës është ngritur aktakuzë. E njëjta mbështetet me prova, andaj fajësia do të vërtetohet në gjykim”, deklaroi Valnesa Bizati Bilalli- Prokurore publike.

Seanca kryesore është shtyrë pasi mbrojtja e Merkos kërkoi bashkimin e kësaj procedure me të tjera, që gjithashtu kanë të bëjnë me emërimin e drejtorëve në shkolla të tjera.

Related posts

Sfida e Lulzim Bashës në Shkodër, prezanton si kandidatë, krerët historik të PD

Gazeta Max

Piç: Çdoherë nervozohem kur duhet të flas për historinë e këtij rajoni

Gazeta Max

‘Ishte tejet i pikëlluar për vdekjen e Albright’, Çollaku flet pas vizitës qe i bëri sot Thaçit

Gazeta Max