GazetaMax
Ballina

FOTO/ Modeli i njohur shqiptar, Elton Ilirjani dokumentar mbi historinë e tij në industrinë e modës

Modeli i njohur shqiptar, Elton Ilirjani do të jetë në Paris gjatë muajt maj të këtij viti, me një film dokumentar mode me regji nga Malan Breton.

 

Filmi titullohet “Je Suis Mona!” dhe të vetmin personazh ka Elton Ilirjanin, ku trajtohet historia e tij në industrinë e modës.

Mësohet se dokumentari ka 20 veshje të krijuara nga Malan Breton dhe xhirimet janë kryer në 20 vendndodhje të ndryshme të Parisit.

Filmi dokumentar pritet të përfundojë në shtator të këtij viti dhe do prezantohet në disa festivale, përfshirë dhe Akademinë e Filmit në Los Angelos!

Po ashtu xhirimet kane vijuar edhe gjate javës së modës në Athinë dhe pritet të jetë një risi në botën e modës.

Sakaq, ka zëra që thonë se ky film dokumentar mbi modën, mund të rrëmbejë disa çmime ndërkombëtare në një kohe të trazuar, duke promovuar modelingun pa gjini.

  

Related posts

Intervista/ Flet zëvendëskryeministri i parë Мexhiti: Për mjedis të shëndetshëm nuk duhet vetëm të flitet por të punohet

Gazeta Max

Shenja ‘jashtëzakonisht serioze’ e kolesterolit të lartë që mund të jetë e vështirë për t’u trajtuar

Gazeta Max

Personazhi Ludo King mos e besoni po deshët në top formë megjithëse sapo ka bërë 50 vjeç

Gazeta Max