GazetaMax
Lajme

43 qytetarë janë kafshuar nga qentë endacakë në Tetovë brenda pesë muajve

Pas një periudhe dyvjeçare, Komuna e Tetovës ka marrë një hap për të adresuar problemin e qenve endacak duke shpallur tender për të gjetur një kompani e cila që do të merret me këtë çështje. Nga komuna thonë se një kompani e cila ka aplikuar, ka ofruar çmimin më të volitshëm ajo është ANA AGRO e cila do të ketë në dispozicion rreth 3 milionë denarë, për të trajtuar qentë endacakë.

“Nga Sektori financave më informuan se ka përfunduar tenderi dhe një kompani ka fituar tenderin me çmim më të volitshëm për trajtimin e qenve endacakë, por deri ditën e premte ka kohë ankese dhe pasi të lidhet kontrata, kompania do të fillojë me trajtimin e qenve endacakë”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit komunal.

Nga SPB Tetovë thonë se për pesë muaj në stacionin policor janë paraqitur 43 qytetarë të cilët kanë denoncuar se janë kafshuar nga qentë endacakë.

“Në Tetovë dhe rrethinë për vitin 2024 në Tetovë kanë denoncuar 43 qytetarë se janë fashuar nga qentë endacakë, ndërsa në qytetin e Gostivarit 25 qytetarë kanë denoncuar se janë kafshuar nga qentë endacakë”, thonë nga SPB Tetovë.

Ndryshe, vitin e kaluar Komuna e Tetovës doli me një rregullore për dëmshpërblim për qytetarët të cilët kafshohen nga qentë endacakë, por marrja e këtyre parave duhej të bëhej duke llogaritur kafshimet, të cilat shndërroheshin në pikë! /TV21/

Related posts

Ushtari i UÇK-së erdhi nga Zvicra në pritjen e fundvitit të Ali Ahmetit

Gazetamax.mk

Osmani: Maqedonia e Veriut është aktor i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare

Gazetamax.mk

LSDM: 2022 mbahet mend për gënjeshtrat e Mickovskit

Gazetamax.mk