GazetaMax
Lifestyle

Piperi i zi, aleati natyral kundër hipertensionit

Hipertensioni, një nga problemet më të përhapura shëndetësore në botë, prek një të tretën e popullsisë globale dhe është një faktor kyç në shumë sëmundje të tjera. Por, përtej medikamenteve, ndryshimet në stilin e jetesës dhe veçanërisht në ushqyerje, luajnë një rol vendimtar në menaxhimin e kësaj gjendjeje.

Një studim i botuar në “Revista Cardiovaskular Pharmacology” ka nxjerrë në pah rolin e piperit të zi si një ndihmës i çmuar në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut. Piperina, një përbërës aktiv në piperin e zi, është identifikuar si një substancë që ndihmon në stabilizimin e presionit të gjakut. Kjo bimë aromatike ofron përfitime të tjera shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e tretjes dhe ndihmën në procesin e humbjes së peshës.

Për më tepër, piperi i zi është një burim i pasur i kaliumit, i cili është thelbësor për rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut. Megjithatë, ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga hipertensioni të jenë të kujdesshëm me sasitë e konsumit të piperit, pasi dozat e mëdha mund të shkaktojnë irritim të stomakut dhe ndjesi djegieje.

Është e rëndësishme që pacientët që marrin medikamente për uljen e tensionit të gjakut të konsultohen me mjekun e tyre përpara se të ndryshojnë sasinë e piperit në dietën e tyre, për të shmangur ndërveprimet që mund të çojnë në një ulje të tepërt të presionit të gjakut. Ndryshimet e vogla në dietë, si shtimi i piperit të zi, mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin kardiovaskular.

Related posts

Shoqata e Gjinekologëve me konferencë për ngritjen e vetëdijes për shëndetin riprodhues

Gazetamax.mk

Zbulohet se Donaldi dhe Bora pritet të publikojnë duetin e tyre të parë muzikor

Gazetamax.mk

Artisti Isuf Lani feston ditëlindjen me plot urime nga të gjithë

Gazetamax.mk