GazetaMax
Lajme

Haradinaj thotë se Kurti dhe Osmani kanë kaluar në shërbim të Gaspromit të Rusisë

Haradinaj ka kritika të mëdha për Kurtin dhe Osmanin.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se qasja e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani ndaj projektit amerikan të gazsjellësit i shkon në favor Gaspromit të Rusisë.
Haradinaj tha se me refuzimin e këtij projekti Kosova po e humb mundësinë për një burim alternativ të energjisë.
”Kryeministri thotë jo, ndërsa presidentja hesht, të dy këta me këtë veprim kanë kaluar në shërbim të Gaspromit edhe të Rusit, po eksplicit. Me veprimin e refuzimit të gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë, jo vetëm që është dëmtuar Kosova në mundësinë për të pasur edhe një burim alternativ të energjisë, por është fuqizuar mundësia e Gaspromit rus me shtri ndikimin e vet të mëtejmë dhe me u fuqizu më tutje në Ballkan, sepse ky projekt e ka pasur po ashtu mundësinë me i dhënë energji edhe Malit të Zi, ndonjëherë edhe Serbisë si burim i dytë alternativ”, tha Haradinaj.
Haradinaj shtoi se Gaspromi rus i fuqizon interesat e Rusisë kundër shteteve tjera.
”Kjo gjendje është paralajmëruar me kohë që do të ketë vështirësi në energji, po flasim para luftës në Ukrainë, dhe me ju thanë të drejtën Rusia lufton për më shumë treg në BE dhe botë për gaz, sepse gazin e shet Gaspromi i tyre, e Gaspromi i tyre është ushtri, është shteti, është Rusia, është Putini.
Me ato para ata i ushtrojnë shumë funksione influencuese të Rusisë në interesa edhe kundër shteteve të tjera, destabilizim e tjera, pra Gaspromi e bën logjistikën.
Në momentin që ty presidenti i Amerikës t’i dakordon 200 milionë për një projekt të gazsjellësit Shkup-Prishtinë, që i bie me ia nxënë pritën gazit rus që është në Serbi, në atë moment kryeministri i Kosovës i refuzon paret falë të Amerikës dhe projektin e gazsjellësit se po i del shtrenjtë, pra paret falë, derisa presidentja e Kosovës heshtë, nuk e ka një qëndrim të qartë për respekt për presidentin e Amerikës”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Related posts

Veli Abdiu apel udhëheqësisë së Parkut kombëtar: Rekalit nuk e njohin frikën, të jeni të sigurtë se do ti keni përballë të gjithë fshatrat e Rekës së Epërme

Gazetamax.mk

Edhe sot pati 9 alarme për bomba në shkolla, të gjitha ishin të rrejshme

Gazetamax.mk

Kreu i Bllagoevgradit për klubin maqedonas: Komuna nuk do ta zyrtarizojë këtë ngjarje private

Gazetamax.mk